E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla në rikonstruksion, 800 nxënës pezull

 

KORÇE - Rreth 800 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë, po bëjnë mësim pasditeve nëpër shkolla të tjera. Shkak është bërë fillimi i restaurimit të kësaj godine pikërisht dje. Bashkia e Korçës pohoi këtë situatë, duke anashkaluar deklaratat e saj për faktin e mungesës së punimeve gjatë muajve të verës. Kryebashkiaku Niko Peleshi bëri të ditur se “punimet në këtë objekt u ndërprenë me kërkesën e Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës, pasi në gjysmën e oborrit të shkollës u zbuluan themelet e një kishe të vjetër të Korçës”. Ndërprerja e punimeve në këtë shkollë u bë rreth 9 muaj më parë, për shkak të daljes në sipërfaqe, gjatë hapjes së themeleve, të eshtrave të klerikëve dhe besimtarëve ortodoksë, por edhe të mureve të një kishe të vjetër.                 j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›