Shkollat, mësimi duhet të shtyhet për më vonë
Me një urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkollat e zonave të bllokuara nga dëbora ishin porositur të mos bënin mësim për tri ditë. Por siç shihet, edhe sot një numër shkollash të zonave të thella do ta kenë të vështirë të vijojnë mësimin për shkak të rrugëve të bllokuara. Nga Drejtoria e Arsimit në Kukës mësohet se shkollat e fshatrave të pellgut në afërsi të akseve rrugore nacionale mund ta fillojnë mësimin, pasi qendrat e banuara lidhen më lehtë me to. Një numër shkollash kanë tentuar që dje të vijojnë mësimin, por ka qenë e pamundur. Kështu fshatrat e komunës Bushtricë si Çaja, Shkinaku, Palushi etj., ku trashësia e dëborës arrin në mbi 1 m e kanë bërë të vështirë udhëtimin e fëmijëve, në mënyrë të veçantë në largësitë mbi 1 km. Një gjë të tillë e pohon edhe kreu i Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Kukës, Ibsen Elezi, i cili tha se kishte komunikuar me ministrinë, e cila shprehet për një shtyrje tjetër të fillimit të mësimit në rreth 60 për qind të shkollave në zonat rurale të Kukësit.
E njëjta gjë ndodh edhe në Qarkun e Shkodrës, ku situata në zonat e thella malore ende paraqitet mjaft e papërshtatshme për rifillimin e mësimit. Nga kontaktet telefonike me disa drejtues komunash në rrethet: Pukë, Shkodër e Malësi e Madhe mësohet se gjendja aktuale nuk është aspak normale për të bërë mësim. Ka fshatra në Qarkun Shkodër si Vermosh, Tamarë, Lëpushë, Nikç, Vukël, Pepsumaj, Palaj e shumë të tjerë, rrugët rurale të të cilëve janë të pakalueshme, sidomos nga fëmijët. Po sipas drejtuesve të komunave, edhe nëse mësuesit dalin në shkolla janë fëmijët ata që nuk mund të shkojnë në mësim. Nga ana tjetër, ka mësues që nga Shkodra e kanë të pamundur për të dhënë mësim, për shkak të rrugës me ngrica siç është rruga që të çon nëpër fshatrat e Dukagjinit apo të Vermoshit. Përveç rrugëve, për drejtuesit e komunave mbetet shqetësim edhe ngrohja e shkollave. Komunat i kanë ende arkat bosh dhe nuk mund të sigurojnë lëndën djegëse për të gjithë muajt e dimrit. Dy ditë më parë drejtuesit e komunave më të thella malore të Qarkut të Shkodrës pohuan për gazetën "Shqip" se komunat e tyre nuk kanë asnjë lek për të hapur rrugët dhe gjithçka po e bëjnë me borxhe.