Shkon në 300 numri i ankesave të shqiptarëve në Strasburg
Ish-pronarët, numër më të madh ankesash për mohimin e së drejtës së pronës
Laureta Rryçi
Tiranë - Shkon në 300 numri i ankesave që kanë bërë shqiptarët në Gjykatën e Strasburgut. Sipas të dhënave që janë në faqen zyrtare të kësaj gjykate, më së shumti këto kërkesa u përkasin ish-pronarëve, të cilët, edhe pse prej vitesh nëpër gjyqe, sërish nuk e kanë fituar të drejtën mbi pronën e tyre. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm informacione rreth asaj se çfarë duhet të përmbajë një ankesë individuale dhe çështjet që ka si kompetencë për t’i gjykuar Gjykata e Strasburgut. Çështja e pronave vazhdon që nga viti 1991 e deri sot të mbetet pa një ligj. Shumë qytetarë prej kohësh renden nëpër gjykata për të rimarrë pronën që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre. Madje, shumë prej tyre, prej kohësh kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të marrë një zgjidhje. Çështjet që lidhen me pronat po bëhen dita-ditës çështje qendrore në Strasburg. Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka komunikuar disa prej tyre, që do të thotë se i ka kërkuar shtetit shqiptar informacione të hollësishme rreth tyre dhe legjislacionit përkatës shqiptar. Ne thelb, kjo do të thotë se ato çështje që janë komunikuar janë në rendin e ditës të Gjykatës e nuk janë rrëzuar si apriori të pabazuara. Çështjet që lidhen me pronat po bëhen dita-ditës çështje qendrore në Strasburg. Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka komunikuar disa prej tyre dhe i ka kërkuar shtetit shqiptar informacione te hollësishme rreth tyre e legjislacionit përkatës shqiptar. Për ato çështje që është pranuar kërkesa, qeveria shqiptare, vetëm gjatë këtyre muajve, ka vendosur që t’i dëmshpërblejë këta persona. Specialistët shprehen se këto dosje mund të kthehen në një problem të vërtetë për buxhetin e shtetit, pasi Strasburgu njehson vendimet dhe nëse do të vendoste dëmshpërblimin për të gjithë ish-pronarët, do të ishte një faturë e papërballueshme.
Përmbajtja e ankesës individuale
Çdo ankesë e depozituar sipas Nenit 34 të Konventës pasqyrohet në formularin e dhënë nga Sekretariati, me përjashtim të rasteve kur kryetari i seksionit përkatës vendos ndryshe. Formulari duhet të ketë: a) emrin, datën e lindjes, kombësinë, seksin,
profesionin dhe adresën e ankuesit; b) nëse duhet, emrin, profesionin dhe adresën e përfaqësuesit të tij; c) palën (shtetin) ose palët kontraktuese, (shtetet) kundër të cilave është drejtuar ankesa; d) paraqitje të shkurtër të fakteve;
e) paraqitje të shkurtër të shkeljes ose shkeljeve të Konventës dhe të argumenteve përkatëse; f) paraqitje të shkurtër të rrugës procedurale të ndjekur nga ankuesi në bazë të Nenit 35 § 1 për
pranimin e kërkesës (ndjekja e të gjitha rekurseve të brendshme dhe respektimi i afatit prej gjashtë muajsh); g) objektin e ankesës dhe, në vija të përgjithshme, kërkesën për zhdëmtim të drejtë që ankuesi mund të formulojë sipas Nenit 41 të Konventës. Formulari duhet të shoqërohet me: h) me kopje të të gjitha dokumenteve përkatëse dhe në veçanti me vendimet gjyqësore ose të tjera që kanë të bëjnë me objektin e ankesës. Përveç këtij formulari, çdo ankues duhet: a) të paraqesë të gjitha elementet, konkretisht dokumentet dhe vendimet e përmendura në paragrafin 1 h të këtij neni, që lejojnë të provohet se janë të gjitha kushtet për pranimin e ankimit, cituar në Nenin 35 § 1 të Konventës; b) të bëjë të ditur nëse ka paraqitur ankesat e tij në ndonjë instancë tjetër ndërkombëtare hetimore ose
vendimore. Ankuesi që nuk dëshiron të bëjë të njohur publikisht identitetin e tij duhet të saktësojë një gjë të tillë dhe të japë një përmbledhje të shkaqeve që justifikojnë përjashtimin nga rregulli normal i bërjes publike të procedurës përpara Gjykatës. Kryetari i dhomës mund të autorizojë anonimatin në raste të veçanta dhe mëse të përligjura. Në rast mosrespektimi të detyrimeve të paraqitura në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, ankesa mund të mos regjistrohet dhe të mos shqyrtohet nga Gjykata. Si rregull i përgjithshëm, ankesa quhet e hapur që nga data kur ankuesi ka bërë komunikimin e parë të objektit të kërkesës së tij – qoftë edhe shkurtimisht. Megjithatë, Gjykata, nëse e gjen me vend, mund të vendosë të mbajë një datë tjetër. 6. Ankuesi duhet të njoftojë Gjykatën e Strasburgut për çdo ndryshim të adresës së tij dhe të çdo fakti të rëndësishëm në shqyrtimin e ankesës së tij. Këshilloheni të mos mërziteni sepse zakonisht çështjet në Gjykatën e Strasburgut zgjaten me muaj e me vite. E rëndësishme do të jetë për ju në qoftë se ju njoftojnë se kërkesa juaj është pranuar për shqyrtim.
Çështjet
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është një institucion ndërkombëtar që, sipas disa kushteve, mund të pranojë kërkesat e personave, të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo Konventë është një marrëveshje nëpërmjet të cilit shumë shtete të Europës janë angazhuar të respektojnë disa të drejta themelore të individëve. Këto të drejta janë formuluar në vetë Konventën, si edhe në disa protokolle, të cilat një pjesë e shteteve i kanë nënshkruar. Ju rekomandohet të njiheni me këto tekste dhe me rezervat që shtetet kanë për nene të veçanta, të cilat janë pasqyruar në tabelat përkatëse në fund të këtij botimi. Nëse ju vlerësoni që një prej shteteve, lista e të cilave është në fund të botimit, ka shkelur në dëmin tuaj një nga këto të drejta themelore, ju mund të ankoheni për shkeljen në Gjykatë. Gjykata mund të trajtojë vetëm ankesat në lidhje me shkeljen e të drejtave të formuluara në Konventë dhe në protokolle, duke përjashtuar të gjitha shkeljet e tjera. Gjykata e Strasburgut mund të pranojë kërkesa vetëm nëse ato drejtohen kundër njërit prej shteteve, lista e të cilave është më poshtë dhe nëse ato kanë të bëjnë me ngjarje më të vona se data kur shteti ka
ratifikuar (pranuar Konventën). Kjo datë ndryshon sipas shtetit të paditur dhe sipas faktit nëse kërkesa përputhet me një të drejtë të formuluar në vetë Konventën, apo në një nga protokollet. Për shembull, ankesa ndaj Republikës së Shqipërisë mund të bëhen vetëm kur shkeljet e Konventës janë bërë pas datës 02.10.1996, kur Konventa është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ka hyrë në fuqi pas kësaj date.
Ju mund të ankoheni në Gjykatë vetëm për aktet e një autoriteti publik (Parlament, administratë, gjykata etj.) të njërit prej shteteve të listës. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk mund të merret me ankesat e drejtuara kundër personave të veçantë, ose institucioneve private. Përpara se t’i drejtoheni Gjykatës së Strasburgut, ju duhet të keni bërë, në shtetin ku jeni dënuar, të gjitha (ankesat) rekurset që do të kishin mundur të sillnin zgjidhjen e çështjes në favorin tuaj ose ndreqjen e situatës për të cilën ju ankoheni. Ju duhet, për shembull, t’i jeni drejtuar organit më të lartë kompetent, për shembull, në qoftë se
ankoheni se jeni dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Shkallës së Parë p.sh. në Itali, Greqi, ose Francë, duhet të keni bërë ankesë brenda afateve në gjykatat e apelit dhe në qoftë se lejohet edhe në Gjykatën e Lartë (apo të Kasacionit) të vendit ku jeni dënuar. Gjatë ndjekjes së tyre ankimeve (rekurseve), ju duhet të keni respektuar rregullat e procedurës, sidomos afatet që ato parashikojnë. Nëse, për shembull, rekursi juaj është hedhur poshtë si i bërë me vonesë, apo për mosrespektim të një rregulli të kompetencës ose të procedurës, ka mundësi që Gjykata
e Strasburgut të mos e shqyrtojë çështjen tuaj. Pra duhet bërë kujdes sepse kalimi i afatit 6-mujor, pas datës së vendimit të fundit të dhënë për çështjen tuaj, bën që ankesa juaj të mos merret në shqyrtim. Pasi organi më i lartë kombëtar kompetent, p.sh. Gjykata e Apelit greke, italiane etj. ka dhënë vendimin e
saj, ju keni një afat maksimal prej gjashtë muajsh për t’iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Nëse ankimi juaj ka të bëjë me një dënim, afati fillon duke u nisur nga data e vendimit përfundimtar të formës së prerë, dhe jo duke u nisur nga refuzimi i ndonjë kërkese të bërë për rishikim jashtë afateve të rregullta të ankimit. Gjykata nuk do ta shqyrtojë ankesën tuaj nëse, përpara skadimit të afatit prej gjashtë muajsh, ju nuk i keni paraqitur asaj qartë arsyet e ankimit tuaj, qoftë edhe në një formë të shkurtuar.
Kushtet e pranimit
Gjykata nuk mund të vihet në lëvizje përveçse kur
janë shterur mjetet e brendshme ligjore, ashtu siç kuptohet sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare përgjithësisht
të pranuara, dhe brenda një afati prej gjashtë muajsh nga data e vendimit të brendshëm përfundimtar. Gjykata nuk pranon një kërkesë individuale të paraqitur sipas Nenit 34 kur ajo është anonime, ose ajo është në thelb e njëjtë me një kërkesë të shqyrtuar më parë nga Gjykata ose që i është shtruar për zgjidhje një instance tjetër ndërkombëtare hetimore ose vendimore, dhe kur ajo nuk përmban fakte të reja. Gjykata deklaron të papranueshme çdo kërkesë individuale të paraqitur në zbatim të Nenit 34, kur çmon se kërkesa nuk pajtohet me dispozitat e Konventës ose të
protokolleve të saj dhe është haptazi e pabazuar ose abuzive.
Gjykata rrëzon çdo kërkesë që e çmon si të papranueshme në zbatim të këtij neni. Ajo mund të vendosë në këtë mënyrë në çdo fazë të procedimit.
Rastet kur penalizohesh
Në çdo moment të procedurës, Gjykata mund të vendosë të çregjistrojë një kërkesë kur rrethanat lejojnë të arrihet në përfundimin se: a) kërkuesi nuk ka ndër mend ta ndjekë më çështjen; ose b) mosmarrëveshja është zgjidhur; ose
c) për çdo arsye tjetër, ekzistencën e së cilës e konstaton Gjykata, nuk përligjet më vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës. Megjithatë, Gjykata vazhdon shqyrtimin e kërkesës kur këtë e kërkon respektimi i të drejtave të njeriut të garantuara
nga Konventa dhe protokollet e saj. Gjykata mund të vendosë riregjistrimin e një kërkese kur çmon se e përligjin rrethanat.
28 Gusht 2009