E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Vlorë, administrata urdhërohet të marrë pjesë

VLORË - Kandidatet socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, Valbona Sulçe dhe Mira Shehu kanë reaguar dje pas vizitës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në Vlorë. Sulçe ka deklaruar para degës së sigurimeve shoqërore të Vlorës, (drejtore e së cilës është kandidatja për deputete e PD-së, Laureta Bejkosala), se administrata e këtij institucioni me urdhër të saj, i është drejtuar takimit me Topallin.


"Është e pafalshme, që sot këtu mungon shërbimi, që gratë e institucionit janë detyruar të shkojnë në takimin me zonjën e lartë të politikës së vjetër, pasi në të kundërt u është komunikuar se do të humbasin vendin e punës",- tha ajo. Sulçe shtoi se edhe shumë shërbime të tjera, kanë mbyllur dyert, pasi personelit i është komunikuar se, detyrimisht nuk duhet të mungonin në pallatin e sportit, ku do të fliste Topalli.


Edhe kandidatja tjetër, Mira Shehu, deklaroi dje se, "gra punonjëse të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Telekomit, Poliklinikës e Spitalit, Universitetit, e Arsimit dhe të tjera, kanë brohoritur për Topallin, e cila nuk ka asnjë vlerësim dhe respekt për gratë demokrate të Vlorës dhe kontributin e tyre, përderisa asnjë grua, nuk është në zonën e sigurisë për t'u zgjedhur nesër deputete."

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›