E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësja e ambasadës padit biznesmenin për rrahje

17/06/2009  Regjistrohet padia në Prokurorinë e Tiranës

TIRANE- Një punonjëse e ambasadës kroate në Tiranë ka paditur penalisht në gjykatën e kryeqytetit biznesmenin shqiptar Vladimir Kosta. Padia e shtetases kroate Jovanka Simo është regjistruar në datën 12 qershor të këtij viti, në të cilën ajo pretendon se është rrahur nga shtetasi shqiptar Vladimir Kosta. Në kërkesën penale që e dëmtuara ka paraqitur në gjykatë thuhet se konflikti midis biznesmenit dhe Jovanka Simos ka ndodhur në fund të vitit 2007, ku gjatë kësaj periudhe Kosta ishte paraqitur së bashku me familjen e tij për të marrë një vizë nga autoritetet e ambasadës kroate në Tiranë. Mirëpo duke qëndruar në radhë si gjithë personat e tjerë, sipas Simos biznesmeni ka filluar të konfliktohet me qytetarët që e rrethonin, si dhe me punonjësit e ambasadës kroate. Ka qenë pikërisht e dëmtuara Jovanka Simo, e cila ka tentuar të qetësojë biznesmenin shqiptar, por ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur disa herë në trup punonjësen e ambasadës kroate. Si pasojë e këtyre goditjeve e dëmtuara Jovanka Simo ka marrë disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, plagë këto që i janë dashur t’i kurojë në një nga spitalet kroate. Pas përmirësimit të shëndetit të saj, Simo ka vendosur të kryejë në gjykatë padi penale ndaj biznesmenit shqiptar, për të cilin ajo ka ngritur akuzën e dëmtimeve të tjera me dashje”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›