E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoza shet gjithë biletat

Nuk është e zakonshme për një recital operistik, për më tepër në një skenë teatri si skena e Teatrit Kombëtar, që bileta të kapë vlerën 2500 lekë. Në biletarinë e TK thanë se biletat ishin kishin mbaruar krejt që të hënën për koncertin e Enkelejda Shkozës që mbahet sonte në orën 19.00. Mexosopranoja shqiptare që jeton në Perëndim prej më shumë se dhjetë vjetësh, është një artiste që kishte lënë një emër të mirë para ikjes, dhe sot kthehet me më shumë përvojë.

Programi i sotëm është një surprizë, por që me siguri do të ketë pjesë nga repertori operistik botëror. Jo më kot bileta ka atë vlerë dhe zëri i Shkozës premton një mbrëmje të veçantë. Të ardhurat pastaj do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›