E Diel, 1 Nëntor 2026

Trupi i njeriut dhe jazz-i në pikturën e Elda Katiajt

“Touch” e ka quajtur artistja e re Elda Katiaj ekspozitën personale e cila hapet sonte në orën 18:00 në Muzeun Historik Kombëtar. Është paraqitja e parë personale me pikturë, krijime të vitit 2008, ndërkohë që lëvron edhe mediume të tjera, videoart, instalacion apo fotografi.

Ajo ka vënë në fokus trupin njerëzor dhe muzikën jazz, duke synuar të shprehë një marrëdhënie ekspresive mes tyre, mes nudos dhe instrumenteve muzikorë, prandaj e ka titulluar ekspozitën “Prekja”: “Njeriu shikon, dëgjon, prek, mendon dhe më pas percepton në mënyrë unike. Një unitet të plotë ka edhe vetë muzika jazz, e cila nuk ka kërkesë bashkëkohore ndër rryma artistike, pasi është e tillë. Gjithkush para kësaj muzike ose para këtyre veglave muzikore është i zhveshur jo vetëm psikologjikisht,por në këto 26 vepra pikture edhe fizikisht, moralisht”, shënon Elda në përshkrimin që i bën paraqitjes së parë personale në publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›