Shkretërizimi dhe erozioni, fenomene që po shkaktojnë katastrofa
Dita Botërore kundër Shkretërizimit të Tokës, 17 qershori, apelon për marrjen e masave nga qeveritë për parandalimin e këtij fenomeni, që përbën një çështje të mprehtë globale dhe mjedisore. Për celebrimin e kësaj dite, që këtë vit përkon me 15 vjetorin e themelimit të Konventës, është përzgjedhur tema "Duke mbrojtur tokat dhe ujërat, ne sigurojmë të ardhmen tonë". Kjo ditë apelon për zhvillimin e aktiviteteve dhe sensibilizimin e aktorëve në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar për problemet e shkretërizmit dhe degradimit të tokës dhe për ti kushtuar vëmendjen e duhur, si dhe investimet e duhura, këtij fenomeni.
Në këtë drejtim, vitin e kaluar, u ndërmorën më tepër se 40 aktivitete në të gjithë botën, ndërkohë që inkurajohet pjesëmarrja dhe bashkëpunimin i publikut në to. Dita Ndërkombëtare kundër Shkretërizimit të Tokës përkon me datën e adaptimit që iu bë në Paris (Francë) në 17 qershor 1994 Konventës së Kombeve të Bashkuara për luftimin ndaj shkretërizimit dhe degradimit të tokës. Vendi ynë aderon në këtë konventë që prej korrikut të vitit 2000.
Erozioni fenomen i rrezikshëm
Degradimi i tokës në përgjithësi dhe erozioni në veçanti, me format dhe mënyrat sesi shfaqet dhe si vepron, përbëjnë një rrezik të madh për planetin. Erozioni shtrihet në hapësirat e tokave bujqësore, të kultivuara apo braktisura, në tokat pyjore e livadhore, shtretërit e lumenjve, përrenjtë dhe tokat përreth tyre, por dhe në vijën bregdetare, etj. Dëmet e shkaktuara prej tij ndjehen jo vetëm në bujqësi, por dhe në fusha të tjera të ekonomisë, sikurse urbanistikë, transport, ndërtim dhe energjetikë. Erozioni në vendin tonë, një ndër faktorët kryesorë të shkretërizimit dhe degradimit të tokës, ka vlera të konsiderueshme, bëhet e ditur nga rezultatet e monitorimit të erozionit dhe shkarjeve të tokës. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e erozionit, ndër të cilat edhe mbjellja e përvitshme e 1 milion fidanë pemëve, të cilat janë një faktor i rëndësishëm për parandalimin e erozionit dhe shkarjes së tokës, tha të mërkurën Saimir Hoxha, drejtori i Politikave të Mbrojtjes së Natyrës në MMPAU, njëkohësisht Koordinator Kombëtar i Konventës së Kombeve të Bashkuara për luftimin e shkretërizimit dhe degradimit të tokës. Gjithashtu, sipas tij, është reduktuar shfrytëzimi i materialeve në pyje, i cili është ulur me 3 herë që nga viti 2005. Z. Hoxha tha se "për parandalimin e erozionit, është reduktuar gjatësia e shfrytëzuar e lumenjve për materiale inerte, duke mos lejuar shfrytëzimin e zonave të ndjeshme (rreth 50 km), si dhe koha e shfrytëzimit të tyre, e reduktuar në 5 muaj në vit".