Shkrumbohet banesa, shpëtojnë 7 familje
02/03/2009 Ndërtesa 2-katëshe në lagjen “Liri” Fier u përfshi nga flakët në mëngjes
Mendohet të ketë pasur mbingarkesë në qarkun elektrik
FIER- Një ndërtesë 2-katëshe në lagjen “Liri” të qytetit të Fierit është shkrumbuar tërësisht nga flakët mëngjesin e ditës së djeshme. Ka qenë ora 6 e 30 e mëngjesit kur flakët kanë shkrumbuar ndërtesën, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, përveçse në orendi shtëpiake. Flakët janë shuar menjëherë nga zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje si dhe nga forcat e rendit të policisë. Zjarri është diktuar nga banorët rreth orës 6 e 30 minuta. Flakët, sipas banorëve, kanë nisur në korridoret e katit të parë dhe më vonë janë përhapur në pjesë të ndryshme të godinës, deri në katin e dytë. Zjarrfikësit kanë mbërritur me 2 mjete të shuarjes së zjarrit. Së bashku me ta ka mbërritur edhe Policia e Rendit si dhe grupet e gatshme të saj. Uniformat antizjarr kanë derdhur tonelata uji, por tymi është përhapur gjithandej duke vështirësuar edhe punën e tyre. Banorët janë nxjerrë nga banesat e përbashkëta, nga vatra e zjarrit në pjesën e jashtme të oborrit përballë godinës. Policia dhe zjarrfikësit kanë mundur të shmangin edhe disa bombola gazi që ndodheshin brenda objektit pothuajse brenda gjuhës së flakës. Fatmirësisht nuk janë rrezikuar jetë njerëzish, ndërsa ka dëme të konsiderueshme në orendi shtëpiake. Banorët janë shprehur se u janë djegur në katin e parë të ndërtesës gjithçka që kishin. Shkaku i zjarrit në godinën e vjetër 2-katëshe ende nuk është zbardhur, por mendohet se mund të jetë mbingarkesa në rrjetin elektrik për shkak të ngrohësve të vendosur nga familjarët në këtë rrjet. Në këtë godinë jetojnë 7 familje të vendosur aty nga Bashkia e qytetit të Fierit. Ata i përkasin kontingjentit të familjeve të varfra dhe me ndihmë sociale, ndaj dhe ky zjarr u ka sjellë dëme të mëdha të papërballueshme për ta. Ata kanë parë gjithçka të ngritur me shumë sakrificë t’u digjej para syve të tyre dhe nuk kanë mundur të shpëtojnë së paku orenditë kryesore. Gjithsesi ata janë shprehur të kënaqur me punën e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur në kohë optimale duke mënjanuar kështu përparimin e gjuhëve të flakëve në banesa të tjera. Ndërkohë nuk janë shënuar as dëme në njerëz pasi banorët për shkak të orës kanë kuptuar në kohë që banesat e tyre janë përfshirë nga flakët.
Rrezik, bombolat e gazit
Flakët, sipas banorëve, kanë nisur në korridoret e katit të parë dhe më vonë janë përhapur në pjesë të ndryshme të godinës, deri në katin e dytë. Zjarrfikësit kanë mbërritur me 2 mjete të shuarjes së zjarrit. Uniformat antizjarr kanë derdhur tonelata uji, por tymi është përhapur gjithandej duke vështirësuar edhe punën e tyre. Banorët janë nxjerrë nga banesat e përbashkët, nga vatra e zjarrit në pjesën e jashtme të oborrit përballë godinës. Policia dhe zjarrfikësit kanë mundur të shmangin edhe disa bombola gazi që ndodheshin brenda objektit pothuajse brenda gjuhës së flakës. Fatmirësisht nuk janë rrezikuar jetë njerëzish, ndërsa ka dëme të konsiderueshme në orendi shtëpiake.