Shkup, Sondazhi: Serbët më të dashurit, greket te fundit
SHKUP- Maqedonasit i konsiderojnë serbët si fqinjët e tyre më të mirë, ndërsa grekët ata të cilët ngjallin më pak simpati. Nga një sondazh i organizuar nga Instituti që kryen studime për popullsinë, Dimitrije Cupovski rezulton se Serbia është vendi fqinj i preferuar nga 36. 4 % e maqedonasve, e ndjekur nga Shqipëria me 18.3 %, Bullgaria me 5.9 % dhe Greqia vetëm me 1.5 %
Në zgjedhjen e një bashkëshorti apo të një bashkëshorteje të huaj, 27 % kanë thënë se do të preferonin qytetar serb, 11. 4 % preferonin shqiptar, 4. 2% kosovar dhe 1. 5 % një bullgar dhe 0.5 % një grek.
Mungesa e simpatisë së maqedonasve për grekët lidhet me mosmarrëveshjet disa vjeçare me Athinën sa i përket cështjes së emrit. Athina prej gati 20 vitesh bllokon njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë, me këtë emër duke argumentuar se ky term i përket ekskluzivisht trashëgimnisë historike dhe kulturore të Greqisë.
Në 1993 Maqedonia u pranua në OKB me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Fyrom