Shkupi: Emri, s'duam më përplasje
Kreu i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk ka pranuar të komentoj deklaratën e shefes së diplomacisë greke e cila akuzoi atë se po e pengon procesin e negociatave për çështjen e emrit.
“Pozitat tona janë të qarta rreth kontestit për emrin dhe nuk do të merremi me deklaratat e askujt”, theksoi sot kryeministri Gruevski.
Ai tha se Maqedonia plotësishtë është e fokusuar në zgjidhjen e çështjes së emrit e jo në përplasje me palën tjetër.
“Ne plotësishtë jemi të fokusuar për zgjidhjen e kësaj çështje që për ne është e rëndësisë së madhe, e jo në përplasjet me palën tjetër. Atë që kisha për të thënë e thash. Më tutje nuk do të komentoja”, tha Gruevski. (INA)
.