E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi i frikësohet ndarjes së Kosovës

Ndryshimi i kufi jve

Maqedonia do ta pësojë më shumë nga ndarja eventuale e Kosovës. Paralajmërimet për shkëmbimin e territoreve në regjion mundet lehtë të dëmtojnë qetësinë e brishtë dhe t’i zgjojë shpirtrat nga e kaluara, ku grupet radikale kishin fjalën kryesore dhe se Serbia ka për qëllim t’i ofrojë Kosovës ndërrimin e territoreve, komentojnë ekspertët e informacionet, të cilët vijnë nga Beogradi. 
Sipas tyre, Maqedonia do të ishte humbësi më i madh për ndryshimin e kufijve, kur ruajtja e karakterit multietnik i shtetit është faktori kryesor i bllokut mes partive maqedonase dhe shqiptare. Gjithsesi ekspertët përmendin se ka shumë pak gjasa se faktori ndërkombëtar do të lejojë ndryshim të kufijve.
Analisti ushtarak, Blagoja Markovski, thotë se historia me kufijtë në Ballkan është e kryer dhe se Serbia nuk mund të pajtohet me atë se ka humbur Kosovën dhe prandaj dalin me këto lloj propozimesh joreale.
“Rrezik më serioz për Maqedoninë nuk pres. Nga mençuria e pushtetit do të varet nëse incidentet e izoluara e të përkohshme janë rrezik i mundshëm për shtetin”, thotë Markovski.
Burimet diplomatike në Serbi javën e kaluar shpallën se Beogradi zyrtar do të ofrojë shkëmbim të territorit të Serbisë Jugore, në pjesën e Luginës së Preshevës, në shkëmbim për pjesën veriore të Kosovës.
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, deklaroi se pozita serbe në lidhje me Kosovën fiton numër të madh të ithtarëve dhe është e mundshme se do të ketë zgjedhje për negociata të reja rreth statusit.
Vendimi përfundimtar i GJND-së për Kosovën pritet të jetë i shpallur më 22 korrik dhe autoritetet në Serbi shpresojnë se gjykata do të vendosë në përfitim të tyre. Optimizmin e bazojnë në faktin se fuqitë botërore kanë qëndrim të ndryshëm në lidhje me Kosovën dhe se ajo nuk është anëtare në asnjë organizatë relevante.
Analisti politik, Albert Musliu, gjithashtu mendon se ndarja e territoreve nuk është punë aq e thjeshtë dhe se ka shumë pak gjasa që të ndodhë një gjë e tillë.
“Ajo do të kishte komplikime më serioze, sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë-Hercegovinë. Në lidhje me Kosovën, numri i madh i shteteve që nuk e kanë pranuar, presin të shohin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare para se të vendosin për një hap të tillë”, thotë Musliu.
Janko Boçev, nga Lëvizja Popullore për Maqedoninë, vlerëson se Maqedonia nuk është e kërcënuar nga turbulencat e reja rreth ndarjes së Kosovës. 
“Maqedonia duhet të ndjekë interesin e saj dhe me përgjegjësi të ndjekë zhvillimet e ardhshme, sepse pas saj qëndron politika e vërtetë e SHBA-së si forca më e fuqishme botërore”, vlerëson Baçev.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›