E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi kërkoi një cep në Portin e Durrësit

Korridori

Maqedonia ka bërë të ditur nga Prishtina kërkesën ndaj Tiranës zyrtare për një “cak” të sajin në Portin e Durrësit. Pas ridimensionimit të portës shqiptare kryesore për në Adriatik, dhe ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdare, shefi i diplomacisë së Shkupit ka kërkuar më 16 mars, gjatë një vizite në kryeqytetin e Kosovës hyrjen e tij në klubin e vendeve që përfitojnë nga korridori që përfundon në qytetin bregdetar shqiptar. “Ka një interes të përbashkët për të dyja vendet nëse shfrytëzojmë infrastrukturën. Por duhet të punojmë për zhvillimin e Korridorit të Tetë, sepse një shfrytëzim maksimal i portit mund të negociohet, pasi të ndërtohet hekurudha që lidh Shkupin me Durrësin. Ky është prioritet i qeverisë sime për vitet e ardhshme”, u shpreh Milloshoski. Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, Milloshoski shprehu përkushtimin e vendit të tij për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën në fushën e ekonomisë, transportit dhe energjetikës. Njëherësh ai u zotua për paqe në rajon, si dhe për miqësi e bashkëpunim. Maqedonia dhe Kosova kanë pozicione të ngjashme për çështjet rajonale.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›