E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjatimi i Durrës-Kukës kushton 700 milionë euro

Kontrata Rruga do të ndërtohet nga e njëjta kompani “Bechtel & Enka”

Kontrata për ndërtimin e rrugës është mbyllur më 13 prill në Prishtinë. Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare. Ky projekt u tha se do të arrijë vlerën deri në rreth 700 milionë euro. Paratë për realizimin, sipas Kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, nga donatorët dhe nga marrja e kredive. Qeveria e Kosovës nënshkroi dje kontratën me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel & Enka”, për realizimin e projektit të autostradës Morinë-Merdare. Për realizimin e këtij projekti u tha se do të nevojiten rreth 700 milionë euro. Në emër të qeverisë nënshkroi ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, kurse në emër të konsorciumit “Bechtel & Enka”, Majkëll Adams dhe Sinan Tara. Në emër të kompanisë “Bechtel”, Majkëll Adams, tha se “Bechtel” dhe partneri i tij “Enka”, kanë përvojë të madhe në realizimin e projekteve të ngjashme në vende të Europës. “Presim me padurim të bashkëpunojmë me qeverinë në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës dhe të ekonomisë së saj”, tha Adams. Përzgjedhja e konsorciumit “Bechtel & Enka”, sipas ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, ishte zgjidhja më e mirë. Ai tha se me këtë autostradë, Kosova po lidhet me Europën dhe po bëhet një faktor edhe më i rëndësishëm i rajonit. “Ne po ndërtojmë korridorin, ku do të kryqëzohet e sotmja jonë me të ardhmen më të mirë. Me ndërtimin e kësaj autostrade, Kosova do të bëhet më tërheqëse për investitorët e huaj, do të na ofrojë dalje në det, nga do të qarkullojnë njerëzit dhe mallrat nga Kosova në Europë dhe nga Europa në Kosovë”, tha Limaj. Mjetet për realizimin e këtij projekti, që llogariten deri në 700 milionë euro, sipas Kryeministrit Hashim Thaçi, do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, donatorët dhe, në rast nevoje, edhe nga marrja e kredive. Thaçi, po ashtu, tha se shumë shpejt do të pasojë edhe dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, privatizimi i PTK-së dhe ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”. Realizimi i këtyre projekteve, sipas Kryeministrit Thaçi, është prioritet i qeverisë së Kosovës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›