E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurtimet në buxhet miratohen me 75 vota pro, opozita nuk voton



Maxhoranca ka votuar me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rishikimin e buxhetit të vitit 2010. Opozita ishte e pranishme në seancë, por nuk ka marrë pjesë në votim. Rishikimi i buxhetit shkurton shpenzimet në infrastrukturë në rreth 25 për qind. Duke folur përpara votimit nen për nen të tij, Kryeministri Berisha tha se Qeveria bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve. “Këtë vit, punonjësit e administratës përfituan rritjen më të madhe të rrogave dhe jo për qëllime elektorale, por e kanë për qëllime politike, sociale dhe të gjithanshme. çfarë e majte jeni ju që reagoni në këtë mënyrë, kur shihni se është dyfishuar fatura sociale për ndihmën ekonomike dhe invaliditetet”, tha kreu i Qeverisë. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi u shpreh se rishikimin e buxhetit opozita e paralajmëroi që në muajin nëntor, kur ai erdhi për miratim në Parlament. “Ju thoni që s’ka alternativë, ju thoni s’ka krizë. Opozita shqiptare, qysh në muajin nëntor, ka bërë një mbledhje të forumit më të lartë të saj dhe ka paralajmëruar për krizën. Mbi të gjitha të ka paralajmëruar që ti të ndryshoje buxhetin, qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Ja ku erdhëm, por u vonove 9 muaj z. Kryeministër. Po të kishe dëgjuar alternativën e alarmit që të dha opozita, nuk do ishim në këtë ditë që jemi sot. Nuk do të ishte në këtë derexhe ekonomia shqiptare që është sot”, u shpreh Ruçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›