E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmangni dietat e VIP-ave, dietat klasike më të efektshme

TIRANE - Kur pyesim për një dietë të mirë, përballemi me ide të ndryshme, të cilat shpesh nuk japin rezultate e madje shndërrohen në një rrezik të vërtetë për shëndetin.
Por cilat janë realisht dietat që funksionojnë? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur, përmes një studimi, ekspertët e qendrës mjekësore “Beth Israel Deaconess”, në Boston. 

Sipas rezultateve të studimit, dietat klasike që nënkuptojnë reduktimin e kalorive, eliminimin e yndyrave dhe ushtrimet e rregullta fizike rezultojnë më të efektshme për humbjen e peshës dhe mbajtjen e trupit në formë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se dietat funksionojnë kur janë të personalizuara, pasi jo të gjithë kanë të njëjtat probleme me trupin e tyre. 

Për këtë arsye, studiuesit këshillojnë që dietat që dëgjohen rreth e rrotull, apo ato të personazheve të njohur, të mos merren për bazë dhe të mos provohen pa konsultimin me dietologët, pasi në të shumtën e rasteve shndërrohen në një rrezik.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›