E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për Pronën, Rama: PS program realist jo premtime elektorale si Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi sot se pa zgjidhur cështjen e pronës nuk mund të themi se në vend ka përfunduar tranzicioni.
“Pa zgjidhur problemet e pronës, tranzicioni në vend do të mbetet plagë e hapur”, theksoi rama në tryezën e radhës së PS në kuadër të programit socialist për një ‘Rilindje Shqiptare’. 

Sipas Ramës, cështja për pronën në Shqipëri është kthyer në një lëngatë, proces të zvarritur dhe të futur në qorrsokak për shkak të qeverive që janë larguar e kryesisht qeverisë Berisha.

“Të gjitha problemet që lidhen me zgjidhjen e këtij problemi madhor kanë sjellë vetëm premtime boshe. Në raport me pronën Shqipëria është futur në një qorrsokak pa zgjidhje.
Qeveritë, sidomos kjo e Berishës, dhe 4 vitet e fundit ka krijuar kushtet e një inercie të tmerrshme për grabitjen e pronës. Janë bërë vetëm premtime boshe vetëm për votat. Shqipëria është kthyer në tokën e askutj dhe kush mundet merr copën e tij, duke nisur nga pushtetarët”. 

Sipas Ramës, pa zgjidhur cështjen e pronës nuk ka integrim në Bashkimin Europian. Zgjidhja, tha ai, vjen nëpërmjet programit që ka PS.
“Ne jemi të vendosur t’i japim fund kësaj inercie rrënimi të pronës private. Do guxojmë t’i japim zgjidhen e duhur dhe jo zgjidhje ideale. Publiku dhe brezat që do vijnë do marrin pjesën që u takon nga kjo zgjidhje, pronarët po ashtu përmes një programi realist. Familjet që jetojnë nën cati të palegalizuara ende do marrin pjesën e duhur nga kjo zgjidhje dhe të mos lejojmë më vendosjen e asnjë tulle pa leje”.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›