E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi humb kontrollin, përfundon në Lanë

 

Tiranë- Një automjet ka përfunduar në përroin e Lanës mëngjesin e djeshëm, pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi i saj, ndërsa ai u dërgua në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për mjekim. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, kur një automjet i markës "BMW", me targa të Tiranës, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar nga skarpati drejt e në ujë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka nxjerrë të dëmtuarin Ylli Galanxhi nga automjeti dhe më pas e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku edhe ka marrë mjekimin e nevojshëm. Policia ka kryer veprimet e saj në vendin e ngjarjes dhe ka pohuar, se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i saj. Rreth orës 10:30, mjeti është nxjerrë nga përroi, ndërsa drejtuesi i automjetit ka lënë spitalin pas mjekimit të marrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›