E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi ka pasur luhatje tensioni, ose përgjumje

Ekspertiza

Aksidenti tragjik i Gjegjanit, nga i cili 14 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën, ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të autobusit nga drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor, në përbërje të të cilit ka prokurorë dhe ekspertë të qarkullimit rrugor, kanë dalë në përfundimin se autobusi në vendngjarje është gjetur me shpejtësinë në kilometrazh 30 km në orë, çka do të thotë se shpejtësia me të cilën po udhëtonte përpara se të rrezohej në humnerë ka qenë maksimumi 45-50 kilometra në orë. Ekspertët thanë se kjo nuk llogaritet si mbishpejtësi. Ndërkohë në asfalt janë gjetur edhe shenjat e frenimit të fortë, të cilat kanë zgjatur pothuajse përgjatë 6 metrave udhëtim të mjetit. Ekspertët nuk kanë arritur të shpjegojnë dot se për çfarë arsyesh drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, kur nuk ishte me mbishpejtësi dhe nuk kishte shkelur asnjë rregull të qarkullimit rrugor. Po ashtu shoferi nuk kishte konsumuar alkool. Pas autopsisë së tij rezulton se i ndjeri kishte konsumuar vetëm kafe. Ndërkohë dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë pasur luhatje tensioni apo një moment pakujdesie nga dremitja. Shoferi, sipas grupit hetimor, e njihte rrugën mirë dhe kishte 25 vjet që punonte si drejtues mjeti. Ai nuk ishte penalizuar ndonjëherë për kundërvajtje apo shkelje të rregullave të qarkullimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›