Meta, vizitë në Kabul për rindërtimin e Afganistanit
Shqipëria do të përfaqësohet në Konferencën Ndërkombëtare të Kabulit nga ministri i Jashtëm, Ilir Meta. E organizuar nga qeveria e Afganistanit, konferenca pritet të marrë në shqyrtim sigurinë në Afganistan, zhvillimin e vendit, bashkëpunimin rajonal, ripajtimin dhe riintegrimin e tij. Numri dy i qeverisë shqiptare është ftuar në këtë aktivitet nga ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit, Zalmai Rassoul, çka e bën Tiranën zyrtare pjesë integrale të problemeve me rëndësi që prekin rajonin e Azisë Qendrore. Mjafton të përmendet se në Konferencën e sotme do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga më shumë se 70 vende, organizata ndërkombëtare dhe rajonale, institucione financiare, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.
Pjesëmarrja e vendit tonë në fakt lidhet edhe me faktin se misionet paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan kanë në përbërje të tyre edhe trupa shqiptare, të cilat tanimë do të marrin pjesë edhe në luftime në terren.
#