E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Jetimëve, apel qeverisë për karta falas

Shoqata e Jetimëve të Shqipërisë ka reaguar për kartat e identitetit më të cilat do të votohet në zgjedhjet e parlamentare të Qershorit. Të mbledhur sot për këtë çështje i kanë bërë apel qeverisë për të dhuruar kartat e identitetit për këtë kategori, ose përndryshe ata kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve. Jemi më të varfër se romët. Na jepni karta falas, ose përndryshe do të bojkotojmë zgjedhjet, u shprehën disa përfaqësues të Shoqatës së Jetimëve. Jetimët shprehen se do të protestojnë për çmimin e kartave dhe se protestat e tyre nuk do të përqendrohen vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Në Shqipëri numërohen 42 mijë jetimë, me të drejtë vote. Vetëm një dite me parë kryeministri premtoi se kategoria e romeve në vend do të përfitoje karta falas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›