Shoqata e ushtarakëve: Të zbatohet vendimi i gjykatës kushtetuese për pensionet
Avushe Zhuka
Kreu i shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Medi Pogaçi, kërkon që qeveria të zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me pensionet e parakohshme dhe pensionet suplementare. ”Ne i kemi kërkuar qeverisë të nxjerr Vendimin e Këshillit të Ministrave përkatës, për zbatimin e ligjit me ato efekte që sjell vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Pogaçi. Ndryshimet që Gjykata Kushtetuese, gjykoi si të nevojshme në ligjin 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, Të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, si dhe pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, ishin pika 2 e nenit 18. Ky nen kufizon masën e pensionit në 2 apo 3 pensione bazë si dhe nenin 27 që ka të bëj me ish-ushtarakët e dënuar me vendim gjykate të cilëve sipas këtij ligji u hiqej e drejta e pensioneve. Presidenti i shoqatës shprehet se gjykata vendosi anulimin e këtij neni, duke u dhënë të drejtë edhe atyre që janë të dënuar më vendim të formës së prerë nga gjykata të përfitojnë pension të parakohshëm ashtu si gjithë ish-ushtarakët e tjerë.
Përllogaritja
Sipas presidentit të kësaj shoqate, Mehdi Pogaçi, nuk u pezullua neni 29 i ligjit Nr. 10142 ashtu siç ishte kërkuar nga ushtarakët, por gjykata interpretoi se ky nen duhet të zbatohet vetëm nëse ka efekt pozitiv për përllogaritjen e pensionit të ushtarakëve. Pjesa interpretuese e gjykatës për nenin 29 të këtij ligji, shpjegon qartë se ky nen duhet të zbatohet vetëm në mënyrë pozitive dhe asnjëherë në mënyrë negative. Ky nen përmban mënyrën e përllogaritjes se pensionit të parakohshëm, por për çdo përfitues rillogaritja do të bëhet vetëm në rastet kur shuma e përfituar nga kjo llogaritje është më e madhe se ajo që përfitohej më parë, por asnjëherë më e vogël se masa e pensionit të përfituar. Ky nen do të zbatohet vetëm nëse ka efekt pozitiv. Në asnjë rast nuk lejohet të kryhet rillogaritje që çon në përkeqësimin e situatës, ose në cenimin e të drejtave të fituara nga statusi i ushtarakëve. Në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cenimin e të drejtave të fituara. Në rast të kundërt, pra nëse do të bëhej një interpretim dhe zbatim ndryshe i kësaj dispozite, atëherë do të ishim përpara cenimit të parimit të sigurisë juridike.
Kërkesat
Miratimi i ligjit 10142 në maj të viti 2009, shkaktoi shumë probleme për ushtarakët e dal në rezervë, madje sipas Pogaçit ky ligj i përkeqësoi të drejtat e përfituara nga statusi i ushtarakëve të miratuar në vitin 2006. Pikat me të cilat binin në kundërshti ushtarakët e dal në rezervë ishin këto. Së pasi ligji ulte masën e pensionit të parakohshëm që përfitonin ushtarakët. Së dyti ligji i ndante pensionet e ushtarakëve në mënyrë të pabarabartë, gjë që u anulua, më pas në vitin 2007 me vendim të Gjykatë Kushtetuese. Po kështu sipas shoqatës së ushtarakëve, ligji çoi në përkeqësim të llogaritjes së pensioneve edhe pagës mesatare referuese me përqindjen e pensioneve suplementare dhe me të drejtën e njohjes së ligjit të vjetërsisë. Sipas Mehdi Pogaçit në ligjin e mëparshëm njihej si vit pensioni edhe nëse kishin kaluar vetëm 6 muaj e 1 ditë, ndërsa në ligjin e vitit 2009 viti i pensionit nuk njihej nëse ishte nuk ishte bërë viti për një ditë. Po kështu ligji 7703 “Për sigurimet Shoqërore”, përkeqësoi situatën për ushtarakët në rezervë paga mesatare llogaritet duke filluar nga dita e parë e deri në ditën e fundit në marrëdhënie pune duke ulur pagën mesatare të përfituar për këtë kategori. Në këtë ligj janë futur disa artifica. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ushtarakët që kanë përfituar që më parë pensionet e tyre suplementare nuk do iu cenohen, por mund t’iu rishikohen vetëm për t’i rritur ato, ndërsa ushtarakët që kanë paguar 2 për qind kontribut suplementar nuk do të barazohen me ata që nuk kanë paguar, duke përfituar pension më të lartë si dhe nga ky ligj do të përfitojnë ushtarakët e nxjerrë në lirim për shkak të dënimeve me burgim të formës së prerë. a për të ulur nivelin e përfitimit të pensionit duke mos e lënë atë në masën e përfituar nga statusi ushtarak. Këto mangësi dhe përkeqësime ligjore për statusin e ushtarakut, detyruan Shoqatën Ushtarake në Rezervë që të apelonte këtë ligj si kërkues kryesor, në gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese, mbrojti të drejtat e ushtarakëve, në vitin 2007
Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi shprehet se është hera e dytë që kjo shoqatë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2007 është marr një vendim nga Gjykata Kushtetuese, që nuk lejonte të përkeqësoheshin të drejtat ligjore dhe ekonomike të përfituara nga statusi i ushtarakëve. Këtë vendim gjykata kushtetuese e mori pas padisë së ngritur nga kjo shoqatë lidhur me heqjen e disa të drejtave që u bëhej ushtarakëve me vendim qeverie të marr në vitin 2006. Pas dhënies së vendimit të gjykatës, qeveria me pretekstin e bërjes së një ligji të ri, për përmirësimin e e të drejtave ligjore dhe ekonomike për ushtarakët, miratoi ligjin 10142 në maj të vitit 2009, duke përkeqësuar statusin e ushtarakëve, dhe duke ulur masën e përfitimit të pensionit të parakohshëm. Kjo ishte arsyeja që shoqata e ushtarakëve në Rezervë ku drejtua për herë të dytë kësaj gjykate duke apeluar vendimin. Disa nga pikat e kundërshtuara nga ushtarakët u morën parasysh nga gjykata, ndërkohë që disa nga kërkesat e tjera, nuk u pranuan. Presidenti i shoqatës së ushtarakëve thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka efekte pozitive, sidomos për ushtarakët e dal në pension të parakohshëm, në vitin 1992-1998. Për këtë kategori ky vendim e rrit pensionin e parakohshëm dhe ka efekte pozitive.
Pogaçi: “Të merren efektet pozitive të vendimit të gjykatës”
Shoqata e Ushtarakëve i ka kërkuar qeverisë, të nxjerr Vendimin e Këshillit të Ministrave, për zbatimin e ligjit me ato efekte që ky sjell mbas vendimit të marr nga Gjykata Kushtetuese, duke ofruar dhe ekspertizën e vet . “Ne i kemi kërkuar qeverisë që të merren efektet pozitive që mbart vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk lejon përkeqësimin e të drejtave ekonomike e ligjore për ushtarakët”-shprehet Mehdi Pogaçi. Kërkesat e shoqatave dhe sindikatave, të ushtarakëve dhe policisë për shfuqizimin e ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar”,nuk kanë qenë të unifikuara. Sipas Pogaçit, secila shoqatë apo secili subjekt ka paraqitur kërkesat e tyre, dhe më pas Gjykata Kushtetuese vendosi bashkimin e kërkesave dhe zhvillimin në një çështjeje. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ushtarakët që kanë përfituar që më parë pensionet e tyre suplementare nuk do iu cenohen, por mund t’iu rishikohen vetëm për t’i rritur ato, ndërsa ushtarakët që kanë paguar 2 për qind kontribut suplementar nuk do të barazohen me ata që nuk kanë paguar, duke përfituar pension më të lartë si dhe nga ky ligj do të përfitojnë ushtarakët e nxjerrë në lirim për shkak të dënimeve me burgim të formës së prerë.
14 Korrik 2010