Shoqeria e Hapur, 100 mije USD per te permbyturit
Ndihma
Në kuadër të Programit të Fondit të Emergjencës, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, nis nga zbatimi një projekt prej 100 mijë USD për t’i ardhur në ndihmë familjeve më të prekura nga përmbytja në fshatrat e Shkodrës. Projekti ka për qëllim mbështetjen emergjente të 1000 familjeve për të përballuar nevojat bazë për një periudhë tremujore. Mbështetja përfshin ndihma me ushqime, ujë të pijshëm, dyshekë, batanije, veshje si edhe paketa me artikuj higjienikë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes për familjet rome dhe për familjet e ngujuara.