E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen sot fituesit e fazës së dytë

Sot, në të gjithë universitet e vendit do të shpallen listat e fituesve të fazës së dytë të pranimeve në universitete. Agjencia e Pranimit të Rezultateve në institucionet e arsimit të lartë ka përfunduar të gjithë renditjen e re të fituesve menjëherë pas shpalljes së vendeve bosh në universitete, si pasojë e mosregjistrimit të kandidatëve. Në këto lista janë renditur ata që kanë fituar në bazë të vendeve bosh, ata që janë spostuar në degët e preferencave të sipërme. Sipas APRIAL-it, spostimi është bërë nga lart poshtë, por edhe anash, kjo në bazë të meritës dhe preferencës. Listat e fituesve do të afishohen në orët e para të mëngjesit dhe do të jenë në çdo fakultet të vendit. Sot pritet të jepet edhe udhëzimi për nisjen e regjistrimeve dhe afatet që do të vendosen lidhur me paraqitjen e dokumentacionit nga ana e fituesve. Sakaq, menjëherë pas mbylljes së fazës së dytë të regjistrimeve pritet të publikohen vendime të tjera nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›