Ylli Manjani: Gjyqtarët e "Mediut" të japin dorëheqje
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, tha dje në takimin e organizuar nga avokatët që mbrojnë interesat ligjore të trashëgimtarëve të viktimave të Gërdecit se gjyqtarët që kanë votuar në favor të "Mediut" duhet të japin dorëheqjen. "Tragjedia e Gërdecit nuk u takon familjarëve, por të gjithë shqiptarëve, sepse sapo ka shpërthyer. Ne kemi një gjykatë skandaloze, të cilës iu deshën gjashtë muaj për të dhënë verdiktin e saj në një fjali me 18 fjalë. Në bazë të ligjit, gjykata duhet të japë vendimet e arsyetuara, jo një fjali. Gjyqtarët e gjykatës më të lartë në vend paguhen më shumë se sa çdo zyrtar në administratë dhe japin vendime me një fjali. Gjykata më e lartë në vend shkeli Kushtetutën dhe duhet të shkarkohen sipas Kushtetutës", tha Manjani.