E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet në kërkim nga policia e Shkodrës autori i një plagosje të trefishtë

Tre persona u plagosën me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një konflikti të ndodhur në një lokal në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Shkodrës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se "Kastriot Mëhilli, Tonin Lisi dhe Ndoc Mirashi kanë qenë duke pirë në një lokal të kësaj lagjeje, kur gjatë një konflikti të çastit, një person që ndodhej në lokal, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke u shkaktuar plagë të rënda". Sipas policisë dhe burimeve nga Spitali rajonal i Shkodrës, të tre personat kanë marrë plagë të rënda, por dy prej, Ndoc Mirashi dhe Kastriot Mëhilli, janë në gjëndje të rëndë dhe u dërguan në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime nga policia bënë të ditur se ekspertët e policisë dhe të prokurorisë janë në vendngjarje duke bërë hetimet e duhura, ndërkohë që forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar që ka qëlluar mbi këta  persona. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›