Shpejtësia, humbin jetën dy persona
GJIROKASTER/FIER – Dy persona humbën jetën gjatë ditës së djeshme në dy aksidente të ndryshme që ndodhën në Gjirokastër dhe Fier. Sipas policisë, rreth orës 06:30, në aksin Tepelenë – Gjirokastër ka humbur jetën Thanas Caca, 74 vjeç nga Korça. I moshuari pësoi aksident me automjetin që drejtonte tip “FIAT” Bravo me targë YPE 5095. Caca me banim në Greqi udhëtonte nga Korça në drejtim të Kakavijës. Sipas dëshmitarëve, automjeti ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë në fushën përbri saj. Policia bëri të ditur se shkak i aksidentit ishte shpejtësia. Një aksident i rëndë ndodhi dje edhe në aksin Lushnjë-Fier. Mjeti tip “Benz” me targë LU 0956 C, që drejtohej nga 50–vjeçari Kimet Kaja, ka goditur një trajler të ngarkuar me inerte. Sipas policisë, viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Madje është dashur të sharrojnë makinën për të nxjerrë viktimën pasi pjesa ballore e makinës kishte hyrë në brendësi të tij duke dëmtuar rëndë trupin. Policia tha se shkak i ngjarjes ishte shpejtësia. p.n/m.r