Shpenzimet e larta dhe deficiti buxhetor, qeveria rrit taksat doganore
Pas akcizës, rritet dhe taksa për importet dhe shërbimet
Ervin KOÇI
Qeveria ka marrë së fundi vendimin për të rritur më tej taksat doganore. Mbushjen e deficitit buxhetor të shkaktuar nga shpenzimet e shumta për fushatën elektorale, qeveria e ka parë pikërisht tek shtimi i taksave, ku në plan të parë janë ato të doganave, por jo me vendet anëtarë të BE-së. Duke e parë rritjen e taksave si shteg zgjidhjesh së problemeve ekonomike, kësaj here qeveria parashikon të çojë në parlamentin e ri një set projektligjesh, që do të imponojnë rritjen e një sërë taksash. Por veç rritjes së akcizës dhe taksave të lojërave të fatit, qeveria ka parashikuar rritjen e taksave doganore, për sa i përket tregtisë që bëhet me vendet jashtë Bashkimit Europian. Vendimi i marrë pa njoftuar më parë bizneset ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe vetëm 4 ditë më parë është shndërruar në urdhër nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave. Më të prekurit nga ky vendim janë kryesisht tregtarët që importojnë nga Kina. Sipas urdhrit, taksat për mallrat e importuara nga jashtë BE-së tashmë do të paguhen në bazë të peshës së mallrave, që sipas tregtareve rrit detyrimet doganore që ata duhet t’i paguajnë shtetit. Sipas tyre, për një kontejner, vlera e zhdoganimit nga 2 milionë lekë që ishte përafërsisht, tashmë shkon në rreth 5 milionë lekë. Kjo ka bërë që shumë tregtarë prej tri ditësh t’i lënë kontejnerët të pazhdoganuar në Drejtoritë e Doganave, me shpresën për një vendim të ri nga Ministria e Financave.
Rritja e taksave
Duket se arsyeja kryesore që çoi në marrjen e vendimeve të tilla për rritje taksash është pikërisht nevoja për para, duke rënduar më tepër bizneset shqiptare. Pas vendimit për rritjen e akcizave për mallrat e forta, kryesisht duhanin dhe pijet alkoolike, që në disa raste shkonte deri në 40 për qind, Ministria e Financave ka marrë një tjetër vendim të papritur, i cili rrit më shumë se dyfish taksat doganore për mallrat e importit që vijnë nga jashtë Bashkimit Europian. Të dhënat zyrtare tregojnë se qeveria është në nevojë për para, si pasojë e uljes së të ardhurave në buxhet, por edhe shpenzimeve të larta që ajo bëri që në fillim të vitit deri në prag të zgjedhjeve elektorale. Sipas të dhënave zyrtare, në 5-mujorin e parë të vitit, qeveria mblodhi 8 miliardë lekë më pak nga sa kishte parashikuar nga taksat. Por, nga ana tjetër, shpenzimet për investime ishin 4.1 miliardë lekë më shumë se programi, ndaj për pasojë, deficiti buxhetor ishte 31 për qind më shumë nga sa ishte parashikuar.
Taksat doganore
Pikërisht marrëveshja e lirë për tregtinë me vendet e BE-së ka bërë që të bien ndjeshëm të ardhurat nga taksat doganore. Qeveria nuk planifikon rritje të të ardhurave nga taksat në doganë. Kjo për vetë faktin, se shumë taksa doganore kanë nisur të reduktohen. Vitin e ardhshëm pritet që të vijojë reduktimi i tarifave me Organizatën Botërore të Tregtisë, apo në bazë të marrëveshjeve të tjera që vendi ynë ka nënshkruar me Bashkimin Europian. Të ardhurat nga taksat doganore do të vazhdojnë trendin rënës të tyre për periudhën 2009-2011, si rezultat i reduktimit të niveleve të tarifës doganore nga zbatimin e angazhimeve tarifore të ndërmarra në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, OBT, CEFTA, MTL me Turqinë. Reduktimet e këtyre tarifave me OBT-në do të jenë deri në vitin 2009 dhe reduktimet thelbësore të MTL me BE, CEFTA dhe me Turqinë do të jenë më drastike gjatë 2008-2012.
BOX//////////////////////////
Deficiti buxhetor, “gropa e zezë” thellohet në 350 milionë dollarë
Të dhënat më të fundit zyrtare të Ministrisë së Financave konfirmojnë se qeveria po përballet me vështirësi për financimin e buxhetit të shtetit, pasi rënia e të ardhurave për 6-mujorin është thelluar edhe më tej krahasuar me muajt paraardhës. Sipas të dhënave në gjysmën e parë të vitit, totali i të ardhura që qeveria ka mbledhur nga taksat dhe burimet e tjera ka qenë 11.1 miliardë lekë, ose rreth 120 milionë dollarë më pak sesa ajo që kishte parashikuar në fillim të vitit kur hartoi buxhetin. Gropën më të madhe në buxhet po e krijojnë akcizat, nga të cilat qeveria ka mbledhur 5.3 miliardë lekë më pak se plani dhe TVSH-ja, të ardhurat e të cilit kanë qenë mbi 3 miliardë lekë më pak. Por përpos kësaj situate, qeveria ka vijuar edhe në qershor politikën agresive të investimeve. Sipas të dhënave, për 6-mujorin investimet në total ishin 105 për qind të planit, me një tejkalim prej mbi 25 milionë dollarë. Ndaj deficiti buxhetor, treguesi që mat diferencën mes shpenzimeve që qeveria bën dhe të ardhurave që ajo mbledh, ishte për 6-mujorin plot 350 milionë dollarë, ose 22.3 për qind më shumë nga plani. E gjendur në këtë situatë, qeveria është detyruar që për të mbuluar këtë gropë të shpenzojë për 6-mujorin më shumë se 220 milionë dollarë nga paratë e privatizimeve që janë bërë dy vitet e fundit, praktikisht të ardhurat që janë grumbulluar nga shitja e ARMO-s dhe OSSH-së së bashku. Tashmë që edhe paratë e privatizimeve janë drejt shterimit, pikëpyetja e madhe është se, a do të realizohet buxheti i shtetit sipas parashikimeve, apo shumë shpejt Ministrisë së Financave do t’i duhet ta modifikojë atë duke ulur investimet.
Tjetër////////////////////////////
Punonjësit e pushtetit lokal, hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave
Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për punonjësit e pushtetit lokal, në bazë të disa klasifikimeve. Zbardhja dhe fuqizimi i rritjes së pagave u bë dy ditë më parë, pas dy muajsh nga marrja e vendimit në qeveri, duke mundësuar shtesa për punonjësit me statusin e nëpunësit civil. Rritja do të merret në muajin gusht, përfshi dhe shtesat që u takojnë për dy muajt që kanë kaluar, pasi vendimi i shtrin efektet financiare nga 1 maji 2009. Sipas tabelës, paga e grupit nga 11 mijë lekë, bëhet 12 mijë lekë, kurse shtesa për vjetërsi pune është 2 për qind. Shtesat sipas pozicionit shkojnë nga 64 mijë-115 mijë lekë në muaj, për pozicionet e larta, e deri në 31, 41, 52 dhe 60 mijë në muaj. Shtesa për pozicionin në punë varet nga numri i popullsisë që administron njësia lokale, duke nisur nga 5001 deri në mbi 100 mijë. Rritje page do të përfitojnë edhe punonjësit me status civil në këshillat e qarqeve. Kështu, sekretari i përgjithshëm (I-b), do të ketë shtesë nga 36 mijë deri në 69 mijë, drejtorët e drejtorive do të kenë shtesa nga 23500 deri në 52 mijë lekë në muaj, kurse përgjegjësit e sektorëve do të marrin nga 21500 deri në 45 mijë lekë. Specialist i mesëm, po për punonjësit e qarkut, do të marrin shtesë nga 11500 deri në 31 mijë lekë në muaj, kurse specialistët e thjeshtë do të marrin shtesa nga 10500 lekë deri në 23 mijë lekë në muaj. Të gjitha këto shtesa do të jepen në varësi të numrit të banorëve që ka nën administrim qarku. Rritje të pagës do të përfitojnë në muajin e ardhshëm edhe punonjësit policisë bashkiake. Konkretisht, pozicioni i kryeinspektorit në policinë bashkiake të Tiranës do të ketë rritje page me 10 mijë lekë të reja, duke e çuar në 80 mijë lekë në muaj shtesë page, inspektorët do të kenë një pagë 63 mijë lekë nga 55 mijë që ishte, kurse punonjësi i policisë bashkiake do të ketë rritje page me 5 mijë lekë. Punonjësit e tjerë që e ushtrojnë profesionin në policinë bashkiake për rajonet e tjera do të kenë rritje mesatare prej rreth 8 mijë lekësh në muaj. Rritjen më të vogël prej 3 mijë lekësh në muaj të pagës do ta kenë inspektorët e bashkive me 5001 banorë. Të gjitha këto shtesa në paga i referohen masës bruto dhe nuk përfshijnë taksat që u mbahen punonjësve, të cilët duhet të jenë me patjetër me status të nëpunësit civil. Ministria e Financave nuk ka bërë të ditur efektin financiar të këtyre shtesave mbi pagë, por qartëson se do të përballohen nga buxheti i njësive vendore, miratuar në fillim të vitit për të njëjtin qëllim.
17 Korrik 2009