Shpërfillja e arkitekturës
Maks Kola
I apasionuar pas profesionin tim të arkitektit dhe i etur për informacion, literaturë dhe material profesional të kohës, vendosa të dal enkas nëpër libraritë e Tiranës, nëse mund të gjeja ndonjë botim të ri nga autorët shqiptarë. Isha i përcaktuar në këtë drejtim, pasi se çfarë ndodh dhe se çfarë diskutohet në rrethet e arkitektëve jashtë vendit mundem ta di, qoftë edhe duke vizituar herë pas here qytete të ndryshme në Itali, Francë, Gjermani, Hollandë, Spanjë etj. çudi e madhe kur mendoj që në gjithë kanalet televizive shoh çdo natë emisione, diskutime dhe debate në shumë fusha si politikë, ekonomi, gazetari, histori, mjekësi, bujqësi, sport, muzikë, kinematografi, letërsi, madje që mos të harroj edhe kuzhinën, me rubrikën “Si të gatuajmë”. Por asnjëherë rreth arkitekturës dhe urbanistikës, disiplina këto të vjetra sa qytetërimet e lashta dhe të lidhura drejtpërdrejtë me të gjitha fushat e jetës që përmenda më sipër.
Ja çfarë janë ato, për ato që dinë pak ose aspak rreth këtyre fushave!
Në të gjitha traktatet e arkitekturës nga më të hershmet si, të Platonit, të Aristotelit, të romakut Vitruvi dhe të rilindasit J.B.Albertit, rezulton se arkitektura është një ndërtim që duhet të plotësojë, përveç kërkesave funksionale, konstruktive, ekonomike dhe cilësi estetike. Për këtë arsye, jo çdo ndërtim është arkitekturë. Arkitektura nuk mishëron çdo ndërtim. Ata i ndan sasia e artit. Arkitektura është një art specifik, në tematikë, në mënyrën e interpretimit dhe në mënyrën se si vepron te njeriu.
Arkitektura ndryshon nga artet e bukura, sepse nuk kanë të njëjtën origjinë, natyrën. Arkitektura nuk imiton natyrën, nuk e interpreton atë, por formulon artistikisht hapësira reale, që ato të jenë të dobishme, të shfrytëzueshme dhe të përsosura artistikisht. Tematika e arkitekturës lind nga ekzigjencat e njeriut dhe e shoqërisë, për zhvillimin në mënyrë komode të proceseve të ndryshme jetësore. Arkitektura është një shfaqje e ndërgjegjshme e kulturës së njeriut, si e tillë, një vend të posaçëm zë në të kërkimi i së bukurës, e ky kërkim shtrihet në trajtimin e hapësirës sipas rregullave dhe kodit të artit arkitekturor. Arti në arkitekturë nuk është vetëm ajo që me njeriun mëson dhe komunikon, por e edukon atë, të bukurën në arkitekturë ai e prek, e jeton, e emocionon dhe i shërben. Kjo është arsyeja që shumë mendimtarë, arkitekturën e vendosin mbi artet e bukura, se ajo është nëna e tyre.
Në enciklopedinë e madhe franceze shkruhet se: “Arkitektura, në sajë të së bukurës që ajo përmban, duhet të përfshihet në artet e bukura. Ajo është kaq e pasur në vetvete, ka kaq material artistik, sa në mënyrë të qartë e bën të ndryshme nga artet e tjera. Zgjidh kaq shume probleme specifike, sa ajo duhet të jetë një art i veçantë. Veçantia e saj qëndron në karakterin dhe natyrën e saj të dyfishtë, që përmban të bukurën dhe dijen”
Kështu, arkitektura, duke qenë art dhe dije është ndërkaq dhe një disiplinë shkencore që nuk ia zbeh vlerat artistike edhe në kohën me kritike të evoluimit të arkitekturës dhe ndërtimit të konstruksioneve të mëdha inxhinierike, sikundër kulla “Eifel” në Paris. Sipas dishepujve të shkollës së parë të arkitekturës moderne, Bahaus 1919-1933 V.Gropius, Mies Van de Rohe, Le Corbusier, arkitektura është përcaktuar si arti i formimit të hapësirës, i cili mbetet aktual deri sot.
Në shëtitjen time nëpër libraritë e Tiranës, ngado që shihja vitrinat, të zinte syri botime me karakter letrar si romane, poezi, prozë, apo të tjera me karakter historik dhe politik. E vetëm pas një kohe të gjatë përshkimi në disa prej librarive më të njohura, arrita të ndalem në një prej tyre, pasi diçka gjeta.
Ishte një botim i ri i Prof. Dr. Enver Fajës, i titulluar “Kush e drejton urbanistikën shqiptare”, një përmbledhje me artikuj kritikë mbi urbanistikën dhe arkitekturën në Shqipëri.
Kam pasur fatin të jem një nga studentët e tij, ku fill pas kthimit të tij nga Polonia, si Ambasador i Shqipërisë atje, rifilloi mësimdhënien në Universitetin Politeknik të Tiranës, duke na dhënë lëndën e urbanistikës, e që sot të gjithë njohuritë e mia në këtë fushë, puna ime si projektues, si pedagog i ri i kësaj lënde, pasioni dhe zelli për të, janë të lidhura ngushtësisht me personalitetin e profesorit, kulturën e tij akademike, profesionalizmin e tij, stilin, të shprehurit e deri te luku i tij i veçantë, duke e bërë shumë tërheqës.
Tek po shfletoja njëherazi librin, më ranë në sy disa nga temat që profesori kishte botuar vitet e fundit në shtypin e shkruar, të cilat sigurisht kishin tërhequr vëmendjen e opinionit të arkitektëve, pedagogëve, intelektualëve, studentëve, drejtuesve vendorë dhe lokale, por edhe mbarë opinionit publik. Mund të kujtoj këtu diskutimet rreth institucionit të kryearkitektit të Tiranës, apo rreth ndërtimit të disa objekteve të larta që cenojnë ndjeshëm siluetën historike të qendrës së Tiranës, të përbërë prej Kullës së Sahatit dhe xhamisë se Et’hem Beut, si dy veprat monumentale të traditës sonë kulturore, si orientuesit dhe dominuesit kryesorë të qytetit të Tiranës dhe si pika referimi të mjaft studimeve urbanistike për qendrën, që nga viti 1931 me arkitektët italianë, Florestano de Fausto e Gheraldo Bossio, dhe deri më sot nga studio belge e cila fitoi konkursin e Sheshit “SKëNDERBEJ”. Ose tema të tjera më aktuale si; ngjyrat e forta në ansamblet e rrugëve kryesore të Tiranës, apo shkatërrimit që po i bëhet parkut periferik, Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik nga pallatet që po ndërtohen rreth tyre, me vendosjen pa asnjë kriter urbanistik të shtatores së Nënë Terezës në skajin më të humbur të sheshit që mban emrin e saj, apo për ruajtjen e mozaikut të madh në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, ku Prof. Faja është një nga katër anëtarët e grupit të projektimit.
Sigurisht që ishte e pamjaftueshme një kalim sipërfaqësor i librit, pasi ai meritonte të shihej thellësisht sepse në të gërshetoheshin tema të ndryshme të problematikës së arkitekturës shqiptare. Përveç përmbledhjeve të artikujve të lartpërmendur, të cilat janë botuar më parë në shtypin e shkruar, libri sjell në vëmendje dy elemente të rëndësishëm.
E para; arkitektura shqiptare ka një histori, ka një traditë të udhëhequr nga pionerët e saj, figura të shquara si profesor Besim Daja, i njohur si themelues i shkollës së arkitekturës shqiptare, Petraq Kolevica njeherazi poet, shkrimtar, publicist dhe përkthyes i talentuar apo dhe arkitektë të tjerë si Ilia Papanikolla, Anton Lufi, Skënder Luarasi etj, të cilët kanë lënë gjurmë në projektimin e shumë veprave publike, duke e ngritur arkitekturën shqiptare në një nivel cilësor të krahasueshëm me atë të simotrave të saj në Evropë.
E dyta; që është shumë aktuale duke i tërhequr vëmendjen arkitekteve dhe urbanistëve, por më së shumti vendimmarrëseve të menaxhimit të hapësirës, që Kodi Shkencor i Urbanistikës përcakton qartë pesë shkallë planifikimi dhe projektimi urbanistik që janë: Masterplanet Ndërkombëtare, Masterplanet Kombëtare, Planet Rajonale Mjedisore, Planet e Përgjithshme Urbanistike të Qyteteve dhe Planet Pjesore Urbanistike, të cilat njihen dhe praktikohen në shtetet më të zhvilluara të Evropës.
Mosndjekja e kësaj hierarkie, historikisht, ka shkaktuar në organizimin e hapësirës shqiptare dëme të pallogaritshme në gjeografinë urbane të qyteteve, në gjeografinë ekonomike të vendit, në urbanistikën e transportit, si dhe në planifikimin dhe projektimin e qyteteve.
Shembulli më i afërt është ai i kryeqytetit tonë, Tirana. Ku për vetë problematikën që kishte, në vitin 2001 u ndërtua një “Plan Strategjik” nga Instituti P.A.D.C.O. me qendër në Uashington, e që financohej nga Banka Botërore. Ky plan ishte në nivelin e Planit Rajonal, me vlera të larta shkencore, i cili do të ishte një mbështetje shumë e fortë e planeve të tjera te Tiranës, si për Planin e Përgjithshëm Urbanistik, ashtu edhe për Planin Urbanistik të Qendrës.
Por ç’ndodhi? Plani Strategjik i Tiranës mbeti në mes të rrugës. As u miratua dhe as u refuzua. Në një kohë që është miratuar Studimi Urbanistik i Qendrës nga një studio franceze, dhe tjetër plan i Sheshit “SKENDERBEJ”, pritet të miratohet në KRRTRSH nga një tjetër studio.
Pse kjo mungesë e respektimit të Kodit?! I njëjti fat do të jetë edhe për hapësirat e tjera të qytetit?!
*Arkitekt