Shpërndahet 90% e fondit të subvencionit për fermerët
Projekti “2KR” ka shpërndarë deri tani rreth 90 % të vlerës nga fondi 10 milion USD, të akorduar nga buxheti i shtetit 2008, për procesin e subvencionimit të fermerëve, që duan të përfitojnë mbështetje për zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor, blegtoral dhe agro-ushqimor. Burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK), bëjnë me dije se subvencion kanë përfituar fermerët që janë shpallur fitues nga komisionet përkatëse për sa i përket plotësimit të kritereve bazë që lidhen me rritjen e prodhimit në sektorë prioritarë si vreshtari, përpunim ulliri, blegtori etj. Sipas MBUMK-së, fondi ka kaluar drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit në banka dhe më pas në llogarinë e fermerëve. Procedurat e aplikimit për subvencionim nisën në fillim të këtij viti dhe përfshinë 12 qarqe të vendit. Një nga kriteret bazë për përfitimin e mbështetjes financiare, është konkurrimi me projekte të realizuara në sektorët e përfshirë në subvencionim, si në bujqësi, zhvillimin e vreshtarisë, prodhimin e qumështit, përpunimin e tij, përpunimin e ullirit, rritjen e krerëve në blegtori, prodhim sere etj.
Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për zbatimin e projektit për këtë vit është 10 milionë USD, dy herë më i madh se vitin e kaluar, ndërkohë që procesi i likuidimit të fermerëve parashikohet të vazhdojë deri në fund të këtij viti. Sipas MBUMK, për këtë skemë subvencionimi aplikuan mbi 3.000 fermerë, prej të cilëve kanë fituar 2.500 vetë.