Shpërthen i penduari i Bandës së Durrësit: Do u tregoj emra
I penduari i Bandës së Durrësit ka bërë deklarata të forta në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj 17 të pandehurve. Ish-anëtar i kësaj bande, Adriatik Coli, ka thënë dje se do të nxjerrë edhe emra të tjerë personash që kanë qenë të përzier me krimet e kryera nga Banda e Durrësit. Ai, madje, nuk ka ngurruar të aludojë, se disa prej këtyre personave të inkriminuar mund të ndodheshin edhe në sallën e gjyqit, por edhe në pjesën ku qëndron publiku.
Procesi ndaj të akuzuarve si anëtarë të bandës së Lul Berishës ka rinisur dje dhe është shoqëruar si gjithmonë me një situatë të tensionuar dhe përplasje midis trupit gjykues dhe të pandehurve e avokatëve të tyre mbrojtës. Që në fillim të seancës, ndërsa ka bërë verifikimin e prezencës së palëve, trupi gjykues ka konstatuar se një nga avokatët e Indrit Dokles nuk ishte paraqitur. Vetë Dokle deklaroi se nuk donte ta vazhdonte procesin pa praninë e avokatit tjetër, por trupi gjykues nuk e ka marrë për bazë këtë kërkesë. Sipas gjykatësve, në seancat e mëparshme Dokle kishte deklaruar se mund ta vazhdonte gjyqin edhe vetëm me njërin nga avokatët dhe për këtë arsye togat e zeza vendosën që procesi të vazhdonte. Kjo ka shkaktuar reagimin e Dokles, i cili i acaruar ka vendosur të braktisë seancën.
Ndërkaq, deklaratat e bëra nga Adriatik Coli, një prej të pandehurve që ka fituar statusin e të penduarit në këtë proces, kanë shtuar tensionet në sallë. Coli ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë në çdo kohë për të gjitha ato ngjarje dhe krime që ka treguar edhe gjatë procesit hetimor. Ai, madje, ka shkuar edhe më tej, kur ka kërcënuar se mund të nxirrte edhe emra të tjerë personash të përzier në këtë bandë. Në këto momente avokatët e të pandehurve kanë ndërhyrë, duke kërkuar nga gjykata që të sqarojë statusin e Colit. Me tone të ashpra ata janë shprehur se janë të paqartë lidhur me pozicionin, mbi bazën e të cilit Coli do të vazhdojë të trajtohet në këtë proces. Po ashtu, avokatët e të pandehurve të tjerë kanë hedhur dyshime edhe mbi gjendjen mendore të Colit, teksa kanë kërkuar që atij t‘i bëhet një kontroll psikik. Disa seanca më parë, njëri prej të pandehurve, Kujtim Buna, kishte hedhur akuza të forta në drejtim të Colit, duke e cilësuar atë vrasës. Duket se këtë linjë do të mbajnë edhe avokatët e të pandehurve gjatë zhvillimit të procesit dhe dëgjimit të dëshmisë së të penduarit të bandës. Procesi ka vazhduar më tej me paraqitjen e disa kërkesave të tjera nga ana e mbrojtjes, për të cilat trupi gjykues rezervoi të drejtën të shprehet në seancën e ardhshme. Të pandehurit e këtij procesi: Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullau, Indrit Dokle, Dritan Coli, Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti dhe Osman Karpuzi janë akuzuar për veprat penale të "krijimit të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale", "kryerjes së krimeve nga banda e armatosur", "vrasjes me dashje", "armëmbajtjes pa leje" etj.