Europa perfshihet nga moti i keq
Duket se kontinenti europian ka hyrë në stinën e dimrit. Qendra e Moskës është përshirë nga dëbora pasdites e së dielës, trashësia e së cilës ka arritur në disa centimetra. Parashikimet meteorologjike flasin për një një dimër të hershëm këtë vit.
Situatë e njëjte paraqitet dhe në rajonet alpine të Francës. Reshjet e dëborës kanë arritur në 40 centimetra dhe temperaturat nën zero kanë sjelle dhe ngricën e parë për këtë vit.
Reshje dëbore kanë rënë edhe në pjesën më të madhe të Zvicrës vetëm një javë pasi temperaturat e larta të muajit tetor shënuan rekordin e tyre në disa lugina. Disa rrugë janë mbyllur për shkak të kushteve të këqija atmosferike ku si pasojë një persona ka mbetur i plagosur, pasi automjeti i tij ka devijuar nga rruga.
Ndërkohë, në Venecia, kushtet e këqija atmosferike kanë sjellë një problem edhe më të njohur. Dëbora e madhe dhe reshjet e dendura të shiut kanë lënë 30 % të qendrës së qytetit historik nën ujë.