E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi ; Merr flakë pusi i naftës, 21 persona në spital

Nafta dhe gazi kanë dalë në rrugët e fshatit duke rrezikuar e duke shkaktuar asfiksi tek disa banorë. Ekspertizat e para të specialistëve përkatës rezultuan se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë nga ana e punëtorëve. Megjithatë, banorë dhe ish-punëtorë në puset e naftës bëjnë të ditur se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur punonjës, çka do të kishte qenë fatale për jetën e tyre

Shpërthimi i një pusi gazi në zonën naftëmbajtëse të Fierit për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi për qindra banorë të zonës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14.40, kur ndërsa në Sektorin nr 6 ishte duke u nxjerrë naftë bruto, në një prej puseve që ndodhet afër qendrës së banuar, ka ndodhur një shpërthim dhe një sasi ende e pacaktuar gazi është çliruar në atmosferë.

Si rezultat i çlirimit të gazit helmues në ajër, në banesat përreth, janë lokalizuar 21 persona të cilët në gjendje asfiksie, kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Burime nga urgjenca e drejtorisë spitalore në Fier konfirmuan se 21 persona, mes tyre tetë fëmijë, gjashtë gra dhe pjesa tjetër të moshuar, kanë marrë ndihmë mjekësore.

Sipas konfirmimeve të policisë lokale, gazi që ka çarë tubacionet e pusit të naftës, ka shkaktuar dhe ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa në shtëpitë përreth është ndier përhapja e gazit dhe e naftës. Gjithashtu, nafta dhe gazi kanë dalë në rrugët e fshatit duke rrezikuar e duke shkaktuar asfiksi tek disa banorë. Menjëherë, policia, ambulanca dhe disa makina zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke punuar për normalizimin e situatës. Në këtë situatë, policia ka evakuuar plot 120 familje nga banesat duke u trembur nga sasia e naftës e përhapur në fshat. Ndërkohë që nga hetimet e para të policisë lokale mësohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë nga ana e punëtorëve.

Edhe pse në momentin e ngjarjes fatmirësisht nuk ka pasur punëtorë naftënxjerrës afër, mësohet se mbi 20 persona persona janë dërguar në spital nga asfiksia. Sipas të dhënave të policisë fierake, gazi që çau tubat e pusit të naftës, ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe përhapje të gazit dhe naftës nëpër shtëpitë e fshatit.

Gjithashtu, nga të dhënat policore mësohet se shpërthimi i rëndë nga një pus i prodhimit të naftës që ndodhet në qendër të fshatit Zharrëz, ka shkaktuar përhapjen e gazit rreth e rrotull duke shkaktuar asfiksi tek banorët. Veç kësaj, mjekët e spitalit të Fierit kanë pohuar se deri në orët e pasdites shumë persona kanë trokitur dyerve të urgjencës për ndihmën e parë.

Ndërkohë, deri në orët e pasdites vonë në vendngjarje kanë qenë të pranishëm disa makina ambulance, zjarrfikëse si dhe forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Fierit të cilët të pajisur me kundragaz kanë ndihmuar për të neutralizuar situatën. Ndërsa të gjithë banorët janë evakuuar nga banesat duke u trembur nga sasia e naftës e përhapur në fshat.

Sipas të dhënave të para të tyre, mësohet se gazi ka çarë tubat e pusit duke paraqitur dhe rrezikshmëri për banorët, ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe përhapje të gazit dhe naftës nëpër shtëpitë e fshatit.

Ndërkaq, ekspertizat e para të specialistëve përkatës rezultuan se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë nga ana e punëtorëve. Megjithatë, banorë dhe ish-punëtorë në puset e naftës bëjnë të ditur se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur punonjës, çka do të kishte qenë fatale për jetën e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›