Shpërthimi i makinës, policia dyshon te konfliktet e biznesmenit
Policia duket se e ka tejet të vështirë për të zbardhur shpërthimin e makinës së një biznesmeni, i cili ka qenë më parë ish-funksionar i Bashkisë së Tiranës. Ditën e djeshme policia ka zbardhur detajet e shpërthimit, duke deklaruar se për këtë është përdorur tritol dhe mendohet se është tentuar eliminimi fizik i tij. Megjithatë, Benard Ujkaj, përdoruesi i mjetit që shpërtheu, ka deklaruar se nuk kishte konflikte dhe nuk e dinte se kush mund t‘ia kishte kryer një atentat të tillë. Por, pak orë më vonë dhe në të njëjtat rrethana ka shpërthyer edhe një makinë në Elbasan.
Për rastin e parë, policia e Tiranës deklaroi dje zyrtarisht se rreth orës 23:00 të së mërkurës, në rrugën "Xhorxh Bush", në automjetin me targa të Tiranës në pronësi të firmës "Galaxi Motors Palace sh.p.k." dhe në përdorim të shtetasit Benard Kin Ujkaj, 48 vjeç, është vendosur një sasi lënde eksplozivi dhe pas shpërthimit automjeti është përfshirë nga zjarri. Falë ndërhyrjes në kohë të forcave të shërbimit zjarrfikës dhe policisë është bërë e mundur fikja e menjëhershme e flakëve të zjarrit. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, shërbimi zjarrfikës, dhe specialistë të Njësisë Speciale të Anti-eksplozivit, të cilët nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, këqyrën vendin e ngjarjes, duke administruar provat materiale. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti tip "Cuv Hover", ka qenë i parkuar në krahun e djathtë të rrugës "Xhorxh Bush", në afërsi të godinës së Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politikë, ku persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde eksplozivi mbi gomën e parë të krahut të djathtë të automjetit. Sipas policisë, aty mendohet se është përdorur rreth 50 gramë tritol dhe është ndezur me fitil. Për pasojë, automjeti ka pësuar dëmtime të rënda, po kështu dëmtime të jashtme ka pësuar edhe lokali "Toto-Bar", i ndodhur aty pranë. Nga ky shpërthim nuk ka të plagosur, por vetëm disa dëme materiale. Janë përgatitur vendimet e ekspertimit, për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës eksplozive, si dhe mekanizmin e shpërthimit të saj. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka përcaktuar dhe po ndjek disa versione hetimi dhe është fokusuar në konflikte të mundshme të personit të dëmtuar. Ndërsa për rastin tjetër, policia e Elbasanit ka bërë të ditur se ka shpërthyer dhe është djegur një makinë që ishte parkuar pranë banesës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në lagjen "Skënderbej". Sipas burimeve zyrtare të policisë, rreth orës 03:40 të mëngjesit të djeshëm është njoftuar nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, se në lagjen "Skënderbej" është djegur automjeti tip "Mercedes Benz 190", me targa EL9473A, në pronësi të 51-vjeçarit Qani Lamçja, banues në lagjen "Skënderbej". Sipas deponimeve të të dëmtuarit, Lamçja e kishte lënë makinën të parkuar para portës kryesore të banesës së tij. Policia është nisur menjëherë në vendngjarje, e shoqëruar edhe nga grupi hetimor dhe ekspertë të zjarrfikësve, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Paraprakisht mendohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të mjetit, por sipas policisë nuk përjashtohet edhe ndonjë motiv tjetër, por që ende nuk është zbardhur.