E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Gërdec, bilanc lufte nëpër spitale

Kryeministri Berisha bën publike rreth orës 22.00 shifrat zyrtare. Deri në orët e vona 4 mijë banorë të evakuuar, rreth 243 të plagosur,5 viktima dhe 12 në gjendje të rëndë
Jonida Tashi

Numri i të plagosurve pas tragjedisë së Gërdecit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur shifra përfundimtare. Megjithatë, kryeministri i vendit ka dalë publikisht rreth orës 22.00 duke bërë publike shifrat zyrtare deri në ato çaste. “Deri në orët e vona 4 mijë banorë të evakuuar, rreth 243 të plagosur, 5 viktima dhe 12 në gjendje të rëndë”,- ka pohuar kryeministri Berisha duke theksuar se këto shifra nuk mund t’i marrim si përfundimtare për tragjedinë.

Spitali Ushtarak, për orë të tëra, u kthye në epiqendrën e tragjedisë. Ora shënonte 12:30. Çdo pesë minuta, në hyrjen e Urgjencës mbërrinin ambulanca dhe makina private me të plagosur. Dhjetëra policë kishin formuar një kordon sigurie për të krijuar lehtësi kalimi dhe për të shmangur kaosin. Telefonata që s’merrnin përgjigje. Të rëna zilesh pa fund, ulërima dhe njerëz të shpërfytyruar, të lyer me gjak. Fëmijë, gra shtatzëna, pleq që i mbanin në krah, të gjithë vërshonin për nga Urgjenca. Mjekë që ecnin nxitimthi për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore. Në ato momente pakkush e dinte përgjigjen se çfarë tragjedie kishte pllakosur vendin. Gjithçka kishte nisur me një tronditje që e kishte dëgjuar jo vetëm Tirana, por edhe Durrësi.
Bilanci
Pas shpërthimit, bilanci i viktimave të kësaj tragjedie ka qenë tepër i vështirë për t’u bërë publik nga mjekët. Kjo edhe për faktin se numri i të plagosurve që kanë mbërritur në spital ka ardhur duke i rritur nga momenti në moment. Vetëm në orët e mbrëmjes, pas orës 19:00, ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka bërë të ditur publikisht se numri i të plagosurve të mbërritur në spitale ka kapur shifrën 243. Deri në ato çaste flitej për katër të vdekur, por që asnjëri prej tyre nuk ishte sjellë në morgun e spitalit. Ndërkohë që gjashtë të lënduar janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore jashtë shtetit dhe pritet që edhe 12 të tjerë, që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të dërgohen po jashtë vendit për kurim. Sipas ministrit Ndoka, situata është nën kontroll dhe mund të përballohet nga personeli shqiptar i spitaleve. Rreth orës 20:10 të darkës një helikopter i KFOR-it ka sjellë gjak në Spitalin Ushtarak për të ndihmuar të plagosurit. Ndërsa në QSUT është ngritur një ekip psikologësh për të marrë në ngarkim familjarët për problemet psikologjike të shkaktuara nga plagosja e të afërmve. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes ka rënë ndjeshëm numri i të plagosurve që transportoheshin në spital dhe ai i banorëve që kanë pritur gjatë gjithë ditës në dyert e tij.
“Shtetrrethimi”
Spitali Ushtarak është pushtuar dje nga qindra banorë të zonës së Vorës, jo vetëm për të marrë ndihmë mjekësore, por edhe për të gjetur të afërmit e tyre. Pas shpërthimit të paradites së djeshme të një depoje armatimesh në fshatin Gërdec të Vorës, të plagosurit janë dërguar menjëherë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pikërisht në këtë vend është pasuar edhe përjetimi i mëtejshëm i tragjedisë. Menjëherë pas transportimit të të plagosurve aty kanë mbërritur edhe të afërmit e tyre për të mësuar ku i kanë familjarët. Sipas mjekëve, pjesa më e madhe e të lënduarve kanë pësuar djegie të lehta dhe pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë larguar nga ambientet e spitalit për t’ia liruar vendin të lënduarve të tjerë. Transportimi i të plagosurve për në spital ka nisur fill pas shpërthimit dhe një banor i zonës, Baftjar Meçi, ka qenë shoferi i parë që ka transportuar me fugonin e vet personal tre gra dhe dy fëmijë. I tmerruar nga ky shpërthim ai tregon se është afruar për të shpëtuar njerëz sapo ka parë flakën, por për shkak të tymit të përhapur nuk ka mundur të shpëtojë dot më shumë se pesë persona. Ndërkohë, në Spitalin Ushtarak kanë mbërritur të plagosur deri në orët e vona të mbrëmjes. Numri i pakët i ambulancave në dispozicion ka bërë që në ndihmë të banorëve të vijnë edhe mjaft makina që kanë kaluar rastësisht në rrugë dhe sapo kanë parë situatën janë alarmuar.
Paniku
Paniku pushtoi të gjithë banorët e zonës, pjesa më e madhe e të cilëve ka pësuar goditje të rënda psikologjike. Megjithëse pengoheshin nga forcat e policisë, banorët rendnin drejt ambulancave me shpresën se brenda tyre do të shihnin të afërmit e humbur. Përveç ambulancave që kanë sjellë shumë të lënduar, disa prej tyre janë transportuar për në spital edhe nga makina rastësore ose nga banorët e zonës që nuk kanë pësuar dëmtime. Ndonëse mjekët e Spitalit Ushtarak, të ndihmuar edhe nga mjekë të spitaleve të tjera, kanë qenë në gatishmëri të plotë të afërmit e të lënduarve kanë qenë të traumatizuar pas ngjarjes. Për këtë, një prej mjekëve ka dalë përpara banorëve dhe ka lexuar emrat e të lënduarve që gjendeshin në spital për ndihmë mjekësore dhe nga 65 të identifikuar vetëm dy prej tyre kanë qenë pa emra. Disa prej të lënduarve kanë pasur nevojë për gjak. Për këtë mjekët e spitalit u kanë bërë thirrje familjarëve dhe të pranishmëve të dhurojnë gjak. Ndërkohë që aty kanë mbërritur edhe dy makina me punonjësit e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të sjellë gjak për të plagosurit.

Lista e të lënduarve në Spitalin Ushtarak
Shkëlqim Cenaj
Mereme Sota
Derisa Isaj
Zane Tica
Mandola Laruku
Kreshnik Anova
Hurme Koreci
Byrne Koreci
Ledio Muça
Ledion Koka
Gëzim Cani
Dritan Memoçi
Merita Sheza
Nazmi Faruku
Loje Previzi
Ridvan Dedaj
Irma Picari
Xhaferr Koci
Shefqet Kajmaku
Avenir Hysa
Demire Hodri
Davida Shiku
Brunilda Zeneli
Antifona Zeneli
Lona Sulku
Sadrie Picari
Zeçine Fejzollari
Forjgur Rapi
Artiola Homokolli
Sherif Aliu
Ervis Fejzo
Bukurie Xhongo
Hurme Koriçi
Erjon Allmeta
Valbona Karaj
Elda Inzati
Xhavir Hibo
Ramazan Gjeçi
Hajrie Kavaçi
Ajrie Kalamanji
Servete Deda
Ramazan Sulku
Sidrela Coka
Blerina Gjoka
BardhaShudo
Avni Kurti
Zana Gërdeci
Ornela Gentoshi
Ferit Muka
Selam Sefa
Romina Babuçi
Ylli Picari
Zeqine Fejzullari
Buken Tereza
Shefqet Kajmaku
Blerina Shena
Penel Koreçi
Ledion Fortuzi

Në Reanimacionin e Djegie Plastikës
Alketa Hazizi, 30 vjeçe
Rabie Gërdeshi, 30 vjeçe
Riza Kargjai, 40 vjeç
Viktor Nipolli, 51 vjeç
Azem Hamalli, 44 vjeç
Zylfi Ahmeti, 50 vjeç
Adelina Cani, 18 vjeçe
Vasale Gjata, 19 vjeçe
Qemal Mema, 47 vjeç
Në Pavijonin e Djegie Plastikës
Adriatik Bragaliu, 24 vjeç, në pavijon
Nikoll Hazizaj, 31 vjeç, në pavijon
Taulant Hazizaj, 18 vjeç, në pavijon
Luiza Zeneli, 38 vjeçe, në pavijon
Merita Hazizaj 53 vjeçe, në pavijon
Kore Adeliu 38 vjeçe në, pavijon
Nazike Laçi, 30 vjeçe në, pavijon
Në Spitalin francez në QSUT
Mentor Ahmetaj, 26 vjeç, në pavijon
Klodian Kodra, 31 vjeç, në pavijon i intervenuar
Fatbadha Coka, 49 vjeçe, në pavijon e intervenuar
Zafire Breca, 3 vjeçe e gjysmë, në sallën e operacionit
Migjovan Hoxha, 28 vjeç, në pavijon
Taulant Dumi, 38 vjeç, në pavijon
Nertila Gaba, 21 vjeçe, në pavijon
Urgjenca e Spitalit
Fiqerete Picari, 31 vjeçe, me plagë të lehta
Besim Hamixhi, 23 vjeç, me kirurgji vaskulare
Marsela Hysenaj, 30 vjeçe, me plagë të lehta
Erjon Hysa, 25 vjeç, me plagë të lehta
Andi Shkoza, 30 vjeç, me plagë në kokë
Sergjo Elezi, 24 vjeç, me plagë të lehta
Saimir Reçi, 23 vjeç, me plagë të lehta
Erik xurxa, 14 vjeç, me plagë të lehta
Ermela Kuberi, 34 vjeçe, e intervenuar
Sare Bitri, 60 vjeçe, me plagë të lehta
Nazmie Mërtuli, 50 vjeçe, me plagë të lehta
Elton Sulku me plagë të lehta
Klea Sulku me plagë të lehta
Denisa Isai me plagë të lehta
Anisa Sokoli me plagë të lehta
Dritan Zydiu me plagë të lehta

17 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›