Shpëtim Idrizi: “Organizimi elektoral i PS-së për fitoren në qarkun e Tiranës”
Intervista/Flet i ngarkuari i Kryesisë së PS-së për organizimin elektoral për qarkun e Tiranës. Idrizi: “Do t’i fitojmë zgjedhjet për shkak të pakënaqësisë popullore ndaj Berishës”
Shaban Sulçe
Fitimi i betejës për Tiranën. Ky është një nga objektivat kryesorë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Duke qenë se Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të deputetëve, 33, selia rozë i ka kushtuar një rëndësi mjaft të veçantë përgatitjeve dhe organizimit të saj elektoral, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Shpëtim Idrizi, deputeti i PS-së dhe njëkohësisht i ngarkuari i Kryesisë së PS-së për organizimin elektoral për Qarkun e Tiranës, tregon në një intervistë për gazetën “Albania” ecurinë e këtij organizimi. Idrizi pohon se përveç angazhimit të anëtarësisë dhe strukturave të PS-së në organizimin elektoral për Qarkun e Tiranës, kontribut të rëndësishëm do të japin edhe simpatizantët dhe përfaqësuesit e Rrjetit të Vullnetarëve të Partisë Socialiste. Ai shprehet optimist se PS-ja do të fitojë bindshëm në Qarkun e Tiranës. Por, sipas Idrizit, fitorja e madhe e PS-së do të jetë në të gjithë Shqipërinë, sepse të gjithë shqiptarët janë të pëkënaqur me qeverinë e korruptuar dhe të dështuar të Sali Berishës.
Z. Idrizi, ju jeni caktuar si i deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste për të ndjekur nga afër organizimin elektoral të PS-së në Qarkun e Tiranës. A mund të na thoni se çfarë është bërë deri tani me këtë organizim dhe çfarë synohet të arrihet deri në fillimin zyrtar të fushatës elektorale?
Partia Socialiste, si forca kryesore e opozitës, është e vërtetë që ka filluar organizimin elektoral apo më mirë të themi dizenjimin e organizimit elektoral, pra ne tani jemi në fazën e parafushatës. PS ndien dhe mbart përgjegjësinë që të gjithë pakënaqësinë e madhe popullore për mënyrën se si po qeveris Sali Berisha ta administrojë me sukses. Kjo do të thotë që ne ndihemi përgjegjës që vullnetin e popullit ta administrojmë në mënyrë që manipulimet e Sali Berishës të mos arrijnë ta deformojnë atë. E për këtë ne jemi të qartë dhe po organizojmë një net-work elektoral, i cili do të mbulojë nga pikëpamja gjeografike të gjithë Qarkun e Tiranës. Ne jemi të bindur që PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet jo vetëm për shkak të pakënaqësisë popullore për qeverinë e zullumit. PS-ja është gati që nëpërmjet një procesi të gjatë konsultimesh dhe analize, sintezë e së cilës do të jetë programi i ri elektoral, t’u afrojë shqiptarëve një alternativë të re e të ndryshme nga demagogjia e kësaj maxhorance.
Sigurisht që programi elektoral është shumë i rëndësishëm jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por edhe për të qenë një udhërrëfyes i qartë që ditën e parë që PS-ja vjen në pushtet.
Politika e re e PS-së dhe nëpërmjet programit të ri elektoral do t’u afrojë shqiptarëve jo vetëm një përqasje të re, por mbi të gjitha një moral të ri të të bërit fushatë.
Deri sot, programet elektorale kanë qenë fletë të shkruara nën ethet elektorale ku përmbajtja nuk kishte rëndësi, mjaftonte që të mashtronte publikun me premtime alucinante të lugës së floririt e të nesërmen ato fletë ktheheshin në letra pa vlerë që e kishin kryer misionin e mashtrimit publik. Ju kujtoj programin e PD-së në 2005-n. Çfarë s’u premtua aty - drita, ujë, paga, spitale, shkolla, rrugë, etj etj si në humorin e Portokallisë
"Bollëk për të tërë". Kjo qeveri ka mbi tre vjet që s’ka asnjë lidhje jo me premtimet elektorale, por as me programin e qeverisë të miratuar nga Parlamenti në shtator të 2005-s. Kjo qeveri ka ikur në drejtim të paditur duke mos iu përmbajtur aspak kontratës me qytetarët që është programi elektoral. Ky është një mashtrim i madh publik që PD-ja u bëri shqiptarëve. Ajo me të tjera premtime
erdhi në pushtet dhe me të tjera zullume u mor.
Po aq e pamoralshme për këtë maxhorancë është dhe shprehja e kryeministrit se: “Ato që u thanë dhe u premtuan ishin për fushatë“. Nuk di, përveçse në ndonjë vend afrikan apo republikë bananesh, që një kryeministër mund ta trajtojë kështu qytetarin e vet. Unë nuk arrij të kuptoj se si në fushatën e 2009-s kjo maxhorancë mund të paraqesë një program elektoral të ri e premtime të reja e t’u thotë shqiptarëve ky program është për fushatë dhe për t’ju gënjyer përsëri.
Diametralisht ndryshe Partia Socialiste po lançon një politikë të re me qytetarët dhe për qytetarët për të bërë një program qeverisës, i cili të materializojë jo vetëm nevojat e njerëzve por dhe të një zhvillimi të qëndrueshëm për vendin. E si një instrument për këtë program të ri qeveritar ka mbi dy vjet që po
zhvillohet “Dialogu me shqiptarët“ dhe ku kryetari i partisë po shkel çdo cep të vendit. Në këto takime, ai shoqërohet edhe nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët regjistrojnë çdo sugjerim dhe zgjidhje të dhënë nga njerëz që jetojnë çdo ditë me problemet dhe që kanë një mendim se si mund t’i zgjidhin
ato. I gjithë ky material voluminoz prej qindra faqesh po studiohet dhe po analizohet nga grupet e punës të ekspertëve tanë. Ky material ka hyrë në një fazë të rëndësishme dhe po konsultohet edhe me ekspertë të huaj, madje dhe nga ish-ministra dhe ish-kryeministra të huaj. Mjafton t’ju kujtoj takimin e radhës të kryetarit të PS-së në Itali me D’Alemën dhe një nga ekonomistët më në zë të Italisë ish-ministrin Xhuliano Damato.
A keni hartuar një strategji konkrete për organizimin në Qarkun e
Tiranës dhe, nëse po, cila është përmbajtja e saj?
Siç ju thashë më sipër, ne jemi në fazën e parë të organizimit elektoral ku është bërë një punë e shkëlqyer nga e gjithë anëtarësia e partisë jo vetëm për të maksimalizuar votat, por edhe për t’i mbrojtur ato. Është ky organizim që është i përgatitur për të përballuar jo vetëm çdo lloj manipulimi, por edhe makinën shtetërore që PD mesa duket po përdor dhe do të përdorë për zgjedhje në kundërshtim me ligjin.
Ne po përpiqemi të jemi sa më të organizuar edhe përsa i përket shenjave të para të tendencave për të devijuar vullnetin e zgjedhësve siç është problemi i listave të votimit, por mbi të gjitha vonesës së qëllimshme të bërjes së kartave të identitetit. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe për fatin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO dhe për këtë arsye ne jemi të shqetësuar jo vetëm për shfaqjen e shenjave të manipulimit nga qeveria, por mbi të gjitha një proces i manipuluar dhe i kontestuar do të ishte një goditje e rëndë dhe një shans i humbur për aspiratat integruese të të gjithë shqiptarëve.
Çfarë roli do të luajnë strukturat e PS-së në organizimin elektoral të saj?
Strukturat e PS-së dhe organizatat e PS-së do të mbajnë peshën kryesore të organizimit elektoral, kjo dhe nga natyra e këtyre zgjedhjeve që do të zhvillohen në bazë të sistemit proporcional rajonal. Por ne kemi parashikuar, gjë që po ndodh
Konkretisht, që në këtë fushatë të kenë rolin e tyre me mijëra simpatizantë, mbështetës të PS-së apo njerëz të zhgënjyer nga politika e zullumit e Sali Berishës, të cilët do të integrohen ne Rrjetin e Vullnetarëve. Nëpërmjet këtij rrjeti do të mundësohet jo vetëm kontributi i tyre direkt në fushatë, por edhe më shumë se kaq. Ky rrjet është një mundësi reale për të gjithë ata njerëz që deri tani e kanë parë politikën si diçka që është jashtë tyre, megjithëse çdo ditë vuajnë pasojat e saj. Rrjeti i Vullnetarëve është një mundësi reale për të gjithë ata që duan ta ndryshojnë këtë politikë dhe këtë vend, që duan të kontribuojnë dhe të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre këtu. Për këtë, PS ka krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme që të kontribuojnë dhe të bëhen pjesë e vendimmarjes për të ardhmen e tyre. Dhe këto zgjedhje janë rasti dhe një shans i mirë për këdo.
Si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve të PS-së në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme?
Sigurisht që është shumë shpejt për të folur për përzgjedhjen e
kandidaturave, por është koha për të përcaktuar kriteret e tyre . Në PS po punohet jo për emrat, por për kriteret dhe cilësitë që duhet të kenë kandidatët. Ne nuk do të nisemi nga emrat konkretë, por nga kriteret dhe cilësitë e kandidatëve. Në këtë mënyrë, ne do të kemi jo vetëm kandidatura fituese por dhe me reputacionin e nevojshëm për të përfaqësuar sa më mirë të gjitha shtresat shoqërore të Qarkut të Tiranës, të rinjtë, qytetarët autoktonë, të ardhurit, banorët e zonave rurale, intelektualët etj.
Fakti që jeni zgjedhur në këtë detyrë do të thotë që jeni një
kandidaturë e mundshme e PS-së në kryeqytet?
Nuk mendoj kështu, sigurisht që çdo njeri ka të drejtë të aspirojë dhe unë gjithashtu, por do të jenë kriteret dhe testimet në elektoratin e PS-së dhe te qytetarët që do të jenë përcaktuese. Për PS-në, këto zgjedhje nuk janë që të fitojnë një grusht deputetësh, por të gjithë. Qeverisja e PS-së nuk do të jetë pushteti i një grushti njerëzish apo vetëm i socialistëve, por një qeverisje për të gjithë shqiptarët. Mandati qeverisës është një përgjegjësi shumë e madhe për të qeverisur të gjithë shqiptarët dhe jo një çerdhe punësimi për militantët dhe të punësuarit nëpër mitingje. Besoj se kjo qeveri është shembulli më i mirë për këtë.
Siç dihet, Qarku i Tiranës do të ketë numrin më të madh të deputetëve. Cili është numri i mandateve që synon të fitojë PS-ja në zgjedhjet e ardhshme?
Qarku i Tiranës për nga madhësia dhe rëndësia ka peshën më të madhe specifike në këto zgjedhje. Ju kujtoj se dhe në zgjedhjet e kaluara e majta ishte me mbi 100 mijë vota para, por nga pikëpamja elektorale nuk qëndrojnë më faktorët që e marxhinalizuan votën e majtë. Me sistemin e ri, çdo parti do të matet me peshën e saj reale. Ne synojmë një fitore të madhe dhe të pastër në Qarkun e Tiranës dhe për këtë janë të gjitha mundësitë dhe faktorët që e bëjnë të mundur këtë.
30 Dhjetor 2008