E Diel, 1 Nëntor 2026

Të moshuarit me pension mbi minimal i blejnë kartat me 800 lekë

Të gjithë pensionistët që trajtohen me pension mbi 9 mijë lekë, nuk kanë përfituar rimbursim të kartave të identitetit ashtu siç e ka përcaktuar qeveria. Kështu kjo kategori pensionistësh e kanë paguar kartën e identiteti ja me 200 lekë siç kishte vendosur Këshilli i Ministrave, por me 800 lekë. Pikërisht për këtë arsye, shumë pensionistë që përfitojnë pension mbi 9 mijë lekë, kanë mbetur të zhgënjyer dhe të habitur kur punonjëset e zyrave postare u kanë kthyer vetëm 400 lekë dhe jo 1000 siç u ishte premtuar. Kështu, qindra pensionistë të kryeqytetit me penisin mbi pensionin minimal, ankohen se punonjësit për rimbursimin e kartave të identitetit u mbajnë 800 lekë, në kundërshtim vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili vendosi që të gjithë pensionistët pa përjashtim nuk do të paguajnë më shumë se 200 lekë për t;u pajisur me letërnjoftimet e reja elektronike. Vetëm tani po e marr vesh se ne që e kemi pensionin mbi 9 mijë lekë, duhet të paguajmë jo 200 lekë por 800 lekë. Nuk e kam dëgjuar as në lajme as në popull një gjë të tillë, vetëm kur po më mbajnë lekët tani u informova. Kështu qeveria vetëm po na gënjen dhe tallet me ne, u shpreh një pensioniste pranë zyrës postare për shpërndarjen e kuponëve në Rr. Bardhyl. Ndërkaq, në kategori pensionistësh përfshihen edhe ato qytetarë që kanë aplikuar që në fillim për kartat e identitetit me shpresë se do të rimbursoheshin nga shteti. Punonjësit e zyrave postare që u kthejnë parat e kartave të identiteti pensionistëve, e shpjeguan këtë fakt, si një urdhër të dhënë nga qeveria, por që nuk është publikuar nëpër media. Sipas tyre të gjithë pensionistët që trajtohen me pension mbi 9 mijë lekë, nuk kanë përfituar rimbursim të kartave të identitetit ashtu siç e ka përcaktuar qeveria. Kështu kjo kategori pensionistësh nuk ka për ta paguar  kartën e identiteti me 200 lekë siç kishte vendosur Këshilli i Ministrave, por me 800 lekë. Nga ana tjetër, sipas vendimit 336 të KM, datë 15/04/2009, përcaktohet se të gjithë pensionistët që janë pa pasaportë në qytet dhe të gjithë pensionistët e fshatit do të rimbursohen me 1000 lekë, ndërsa do tu mbahet nga pagesa mujore në momentin e tërheqjes së pensionit vetëm shuma prej 200 lekësh. Gjithashtu, theksohet se të gjithë personat që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin do të marrin kompensimin, në masën e njohur në muajin pasardhës, pasi të kenë dorëzuar në zyrat e tërheqjes së pagesës mujore të pensionit kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë. Megjithatë, ky vendim nuk është zbatuar në realitet. Pikërisht për këtë arsye, shumë pensionistë që përfitojnë pension mbi 9 mijë lekë, kanë mbetur të zhgënjyer dhe të habitur kur punonjëset e zyrave postare u kanë kthyer vetëm 400 lekë dhe jo 1000 siç u ishte premtuar. Ndërkaq, në kategori pensionistësh përfshihen edhe ato qytetarë që kanë aplikuar që në fillim për kartat e identitetit me shpresë se do të rimbursoheshin nga shteti. Punonjësit e zyrave postare që u kthejnë parat e kartave të identiteti pensionistëve, me shpjegimet e tyre të vagullta e sqarojnë ketë fakt me një urdhër të dhënë nga qeveria, por që nuk është publikuar nëpër media.    

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›