Shpreson në mrekulli

Edhe pse Dinamo e Fatos Beqirajt e Arian Ademit pothuajse e ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas fitores 4:1 në Zagreb, sulmuesi i Malmos, Agon Mehmeti shpreson që të martën mbrëma (sonte) të ndodhë mrekullia dhe ekipi suedez të ecën përpara.
Anëtari i përfaqësueses U21 të Suedisë e shënoi golin e vetëm të kampionit suedez, i cili u gjunjëzua në pjesën e dytë, në stadiumin Maksimir, javën që shkoi.
“Në ndeshjen e parë kishim vetëm një gjuajtje në portën e tyre, ajo nuk ishte Malmo. Tash, ne vetëm duhet të besojmë se mund t’ia dalim. Askush nuk besonte tek ne as ndaj Rangers”, theksoi Mehmeti për uebfaqen zyrtare të UEFA’s. Përpos Mehmetit, tek Malmo luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Dardan Rexhepi.
Punë të vështirë po ashtu ka edhe Zurichu i Admir Mehmedit e Adrian Nikçit, i cili do të ketë punë me Bayern Munichun. Bavarezët kanë fituar 2:0 në ndeshjen e parë, kështu që shihen si favorit për të shkuar në fazën e grupeve.
Odense e Bashkim Kadrit shkon në Spanjë për ta mbrojtur rezultatin e lojës së parë (1:0), të arritur ndaj Villarrealit. Kurse, të mërkurën do të jetë koha për Twenten e Emir Bajramit. Ekipi holandez barazoi në shtëpi 2:2 javën që shkoi ndaj Benficas, por do ta ketë mjaft vështirë në Portugali.
Liga e Kampionëve
E martë
APOEL – Wisla Krakow20:45
Malmo – Dinamo Zagreb20:45
Genk – Maccabi Haifa20:45
Villarreal – Odense20:45
Zurich – Bayern Munich20:45
E mërkurë
Rubin Kazan – Lyon18:00
Benfica – Twente20:45
Sturm Graz - BATE Borisov20:45
Udinese – Arsenal20:45
Viktoria Plzen – Copenhagen20:45