Shpronësimi për HEC-in, kalivaçiotët në protestë
Vlera qesharake e çmimit të ofruar si kompensim për tokat që do të përmbyten nga ujërat e liqenit të hidrocentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë në Tepelenë, ka hedhur për të tretën ditë në protestë banorët e komunave Qesarat dhe Kras në Rrethin e Tepelenës. Protestuesit kanë bllokuar për mbi një orë qarkullimin në aksin nacional rrugor Memaliaj-Ballsh, në shenjë presioni ndaj qeverisë dhe kompanisë italiane, që ka marrë përsipër me koncesion ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjetike. Vlera e shpronësimit në hidrocentralin e Kalivaçit është 218 lekë për metër katror për tokat që do të përmbyten. Ndërkohë që është rreth 1700 hektarë tokë që parashikohet të përmbytet, si dhe 128 objekte private dhe shtetërore.
En.Se.