“Shqetësimet” e televizionit
13/05/2009 Helidon Gjergji
Ekspozon në Muzeun e Çelsit në Nju-Jork (Celsea Art Museum) dhe ekspozita e tij vetjake, në fakt është më së shumti një instilacion. Artisti shqiptar Helidon Gjergji ka zgjedhur të “flasë” për televizionin dhe erën “demokratizuese” të tij.
Piktori që në fillim grumbullonte mbeturinat e seteve televizive dhe çantave plastike për të shprehur shqetësimet e tij për abuzimin në politikë, fe dhe ekonomi, këtë herë eksploron këtë temë, duke gjurmuar historinë e televizionit.
“Në agun e erës së televizionist vetëm një grusht stacionesh televizive transmetonin pak programe vetëm për disa orë në ditë. Mungesa e një domethënieje të caktuar, do të thotë se televizioni ishte autokratik, diktues në atë çfarë shikuesit mund të shikonin dhe kur. Ashtu si televizioni u rrit duke u bërë qendra e re e gravitetit për sferën sociale private, shpesh kishte dhe rrjedhoja të pamenduara. Por bumi i televizioneve bëri që transmetimi televiziv të shtrihej në çdo orë, gjë që rriti dhe numrin e shikuesve që zgjidhnin këta televizione “demokratizues”. Gradualisht një marrëdhënie e njëanshme ndërmjet televizionit dhe shikuesit të tij u shndërrua në marrëdhënie të dyanshme”, - kështu komentohet në një segmente ideja e ekspozitës-instilacion të Gjergjit. Tanimë pyetjet që shtrohen për erën televizive janë: cilët programe janë më popullorët? Në çfarë periudhe të ditës njerëzit shohin më shumë televizion? Në ç’mënyrë zgjedhin programet sipas preferencave të tyre të gjinisë, racës, moshës dhe statusit socioekonomik shikuesit? Por edhe ndikimi që patën në këtë proces demokratizimi: rrjetet kabllore, video, sateliti dhe arritje të tjera të teknologjisë. Ekspozita e Gjergjit do të çelet më 14 maj dhe do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më 13 qershor.