Vrasësi i deputetit është larguar me makinë
13/05/2009 Qeni nuhati gjurmë deri në 1 km e gjysmë, rrugë të cilën ai e përshkroi në këmbë
Vijojnë shoqërimet, por ende asnjë fakt i ri rreth ekzekutimit të Fatmir Xhindit
TIRANE- Dhjetë ditë pas ekzekutimit të deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vazhduar operacionin e shoqërimeve, ku vetëm dje janë pyetur 14 persona. Mësohet se midis tyre kanë qenë disa prej komshinjve të të ndjerit si dhe specialisti nga Instituti i Përgatitjes së Qenëve, që ka gjurmuar me qenin e policisë, drejtimin autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Burime pranë organit të akuzës thanë se nga deklarimet e banorëve nuk është mësuar asnjë gjë e re për karakteristikat e ekzekutorit si dhe për ndonjë drejtim konkret, nga i cili mund të jetë larguar personi. I vetmi që ka treguar disa të dhëna të rëndësishme për procesin hetimor është specialisti i Institutit të Qenve, që natën kur ndodhi vrasja e Xhindit ka shkuar në vendngjarje me një qen gjurmues (ose siç njihen ndryshe qen kufiri), ku me anën e të cilit ai ka gjurmuar itinerarin e autorit nga momenti i vrasjes e deri kur ai është larguar më pas me makinë. Sipas tij, distanca që autori i krimit ka kryer në këmbë, mund të jetë më e vogël se 1.5 kilometra. Përpara një oficeri të Policisë Gjyqësore, specialisti ka treguar se sapo ka mbërritur në vendngjarje është informuar se personi që ka kryer vrasjen e deputetit Xhindi, para krimit ka qëndruar i shtrirë në një vend të mbuluar me bar. Nisur nga kjo situatë specialisti i polici ka orientuar qenin gjurmues pikërisht në këtë pozicion. Pas disa minutash nuhatje, qeni që është instruktuar nga specialistët e policisë ka filluar të ndjekë drejtimin e gjurmëve nga mendohet se është larguar ekzekutori i deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi. Fillimisht është besuar se me anën e tij, do të lokalizohet dhe më pas arrestohet personi që kishte kryer krimin e rëndë, por pas disa minutash gjurmim qeni humbi erën e autorit pikërisht në rrugën nacionale që të çon në qytetin e Fierit dhe të Beratit. Nga analizimi i këtij itinerari është arritur në konkluzionin se menjëherë pas vrasjes së deputetit, autori është larguar në këmbë në më pak se 1.5 kilometra dhe pasi ka dalë në rrugë nacionale, ai ka hipur në një makinë, e cila mendohet se ishte duke pritur ekzekutorin. Aktualisht proces-verbali i deklarimit të specialistit që gjurmoi me qen autorin e vrasjes së Fatmir Xhindit është administruar në procedimin penal që është regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Hetimet
Ndërkohë që lidhur me ngjarjen e rëndë ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama, ka kryer një takim me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ahmet Prenci si dhe me drejtuesin e Departamentit të Krimeve të Rënda Agron Kuliçajn. Mësohet se gjatë zhvillimit të takimit është analizuar çdo provë si dhe çdo dyshim që është ngritur nga grupi hetimor mbi çështjen. Burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme nuk pranuan të japin të dhënë konkrete mbi konkluzionin përfundimtar të kësaj analize, por sqaruan se të pranishmit vendosën të kryejnë edhe një sërë verifikimesh të tjera, nga të cilat shpresohet se mund të identifikohet dhe të provohet autorësia e vrasësit të deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi. Ndërkaq po dje rreth orës 19:00 grupi hetimor i përbërë me specialistët më të mirë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të policisë së shtetit, ka kryer një analizë.