Lista me 3198 emrat e ish-të përndjekurve
Ministra e Drejtësisë është duke mbyllur listën e dytë të dëmshpërblimit për rreth 4 mijë ish- të dënuarit politikë, e cila do t'í dërgohet Këshillit të Ministrave për miratimin përfundimtar. Gazeta publikon sot vazhdimin e listës së djeshme me rreth 3200 ish-të përndjekur që janë në proces dëmshpërblimi financiar.
Drejtoresha e Përgjithshme e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Marsida Xhaferllari, tha se lista e publikuar në media dje nuk është një listë e plotë.
Sipas saj, ajo është një listë me emrat e ish- të dënuarve politikë drejtuar Ministrisë së Financave, Entit Kombëtar të Banesave,dhe Zyrës së Pasurive të Paluajtshme për verifikimin e përfitimeve që ish- të dënuarit kanë marrë më parë.
"Emrat e përfituesve të dalë në këtë listë janë edhe në listën përfudimtare, por bashkë me ta ka edhe emra të tjerë verifikimi nga Financat, Enti i banesave dhe ZRRPP, për të cilët tashmë ka mbaruar.
Në këtë listë të dytë janë rreth katër mijë emra fitues",- tha Xhaferllari. Në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar rreth 19 mijë kerkesa për dëmshpërblim financiar.
Sipas drejtoreshës së Kodifikimit procesi i dëmshpërblimit është një proces që zgjat. "Ministria e Drejtësisë ka rolin qëndror në procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesave, megjithatë ky është një proces i lidhur edhe me institucionet e tjera pasi ne e rakordojme informacionin me Ministrinë e Brendshme, me Ministrinë e Mbrotjes, Arkivin e Shtetit, SHISH, Ministrinë e Financave , Entin e Banesave dhe ZRPP-në, sigurisht edhe me qytetarët sepse ka disa dokumenta që duhet tí paraqesin ata", theksoi ajo .
Shikoni dokumentin ne pdf