E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e plota për institucionet e pavarura

Të gjithë punonjësit e institucioneve si Komisioni i Shërbimit Civil, Autoriteti i Konkurrencës, enteve rregullatore, Avokatit të Prokurimeve etj përfitojnë nga ky muaj rritje pagash. Qeveria ka vendosur të rrisë pagën e grupit në 12 mijë lekë, ose 1 mijë lekë.


Sekretarët e përgjithshëm të këtyre institucioneve do të marrin një shtesë në pozicion prej 115 mijë lekësh, ose 1 mijë lekë më shumë.


Drejtorët e drejtorive të përgjithshme nga 103,500 lekë, nga ky muaj marrin një shtesë për pozicionin prej 105 mijë lekësh. Përgjegjësit e sektorëve në institucionet e pavarura përftojnë një shtesë prej 60 mijë lekësh, ose 1700 lekësh.


Ndërsa specialistët e nivelit të lartë kanë përftuar 500 lekë rritje në shtesën e pozicionit, e cila pas vendimit arrin në 52 mijë lekë. Sipas vendimit të qeverisë, specialistët e nivelit të mesëm do të kenë një shtesë pozicioni prej 41 mijë lekësh, ose dy mijë lekë më shumë.


Rritje prej dy mijë lekësh në shtesën për pozicionin kanë përfituar edhe spcialistët e thjeshtë të këtyre institucioneve, të cilët nga data 1 maj marrin 31 mijë lekë.


Sekretarët e titullarëve dhe të organit kolegjial drejtues do të marrin një pagë mujore prej 53 mijë lekësh, ose tre mijë lekë më shumë.


Çdo vit ata do të përfitojnë një rritje page në masën 2% deri në 25 vjet dhe kjo do të llogaritet mbi pagën e grupit, e cila ka arritur nga 1 maji në 12 mijë lekë.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›