E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria drejt BE-së, test janë zgjedhjet

21/04/2009  Diplomati holandez optimist për liberalizimin e vizave

DURRES- Përfaqësuesi i ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Henk van DenBelt, ka qenë dje në Durrës për të kujtuar dhe vendosur kurorën në përkujtim të kolonel Tomson i vrarë në qytetin bregdetar. Ambasadori është shprehur besues gjatë kësaj ceremonie se procesi i liberalizimit të vizave me Shqipërinë “do të jetë proces që do të përshpejtohet, pasi Shqipëria ka bërë hapa të matur dhe të guximshëm drejt përmbushjes së standardeve”. Diplomati i huaj ka thënë se vendi ynë ka ende për të bërë drejt Evropës dhe bashkimit me këtë familje të civilizuar, por nga ana tjetër ka pohuar se lëvizja e lirë do të nisë hap pas hapi. Sipas tij, gjithçka varet nga plotësimi i standardeve të kërkuara. Diplomati pohoi gjithashtu se nga Evropa kanë mbërritur sinjale pozitive për Shqipërinë duke e lidhur këtë fakt me ecurinë e reformave në vendin tonë. Ambasadori Henk van Den Belt ka theksuar se Shqipëria gjendet përballë një testi shumë të rëndësishëm që janë zgjedhjet e qershorit. “Përmbushja e kritereve dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike do të jetë një tjetër garant për liberalizimin e lëvizjes së lirë dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Ambasadori holandez, marinsa holandezë të kthyer nga stërvitja disaditore në Vlorë dhe personalitete të tjera nga qarku e prefektura e Durrësit kanë kujtuar kolonelin Tomson. Heroi holandez është vrarë në vitin 1914 në Durrës teksa ai ushtronte misionin e ruajtjes së pavarësisë së Shqipërisë në kuadër të një misioni ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›