Mediu: Pajisuni me kartat e reja të identitetit
21/04/2009 Partia Republikane
Kryetari i republikanëve shqiptarë, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Anila Godo dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj force politike, kanë zhvilluar një takim në qytetin e Hasit. Mediu ka vënë theksin te fakti se PR-ja është një forcë politike që ka në themel të saj familjen, si bazën e shoqërisë dhe do përfaqësojë përherë interesat e të gjitha familjeve shqiptare. Ai tha gjithashtu se partia që drejton është partia e njerëzve të mirë, të cilët synojnë cilësi në punën e tyre, cilësi dhe përfaqësim të denjë të të gjithë shqiptarëve. Gjatë takimit kryerepublikani kërkoi që të gjithë të aplikojnë për t’u pajisur me kartat e identitetit, pasi ato do t’i bëjë shqiptarët përherë e më shumë qytetarë dhe bashkëqytetarë të vendeve të përparuara dhe vendeve demokratike. Nga ana e saj ministrja Anila Godo u shpreh se PR-ja është një parti që përcjell dhe pasqyron interesat dhe vlerat më të larta të shoqërisë shqiptare. “Unë jam krenare të jem përfaqësuese në mazhorancë e një partie që ka një dhënë një kontribut të pamohueshëm në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë, ku me zgjuarsi dhe urtësi ka qenë pjesë kryesore e politikës shqiptare”, - është shprehur ajo.