E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vapa vrasëse, nga çfarë duhet të kemi kujdes

Në këto ditë të nxehta vere është më e lehtë që të ketë luhatje të gjendjes shëndetësore dhe rënie të presionit të gjakut. Kjo është një ndër arsyet kryesore që përkeqëson shëndetin e njeriut dhe shkakton probleme të tjera, por jo vetëm, ndaj dhe është shumë e rëndësishme që të dihen simptomat dhe shkaqet që çojnë në problemet shëndetësore dhe si duhet të veprojmë ne atëherë. Ndodh shpesh që dikujt t’i bjerë të fikët, një tjetri i dhemb kraharori, dikush ka të dridhura, diku është bërë një aksident, pra të gjitha këto kërkojnë ndihmën urgjente mjekësore.

Dhembja e kraharorit. Çdo person me moshë 40 vjeç e lart, që ankohet nga dhembje gjoksi duhet të kërkojë ndihmën mjekësore sepse këto dhembje mund të jenë me origjinë nga sëmundje të zemrës që përbëjnë dhe një urgjencë mjekësore të padiskutueshme neurologjike (nervore), dhimbje të muskulaturës (mialgji), për shkak të sëmundjeve të mushkërive. Dhembjet e kraharorit, të shkaktuara nga sëmundje të zemrës kanë këto karakteristika: shtypëse, shpuese, gërryese, shtrënguese. Ato gjithashtu shoqërohen me (shenja dytësore): ndjenjën e frikës, djersë trupore, zbehje. Kohëzgjatja e dhembjes mund të jetë 2-10 min, por mund të jetë edhe më e zgjatur, me ndërprerje ose jo. Këshillohet që të bëhet pushim absolut, duke ndërprerë çdo lloj aktiviteti, qoftë fizik apo mendor.

Tensioni i lartë i gjakut/ HTA. Tensioni i lartë i gjakut është në shumicën e rasteve një sëmundje e trashëgueshme dhe një pjesë e popullsisë vuan nga

HTA-ja. Si shenja kryesore: dhembje prapa koke, zhurmë në vesh, marrje mëndësh të vjella ose ndjenjën e të vjellit. Këshillohet mjekim i rregullt dhe mosndërprerja e ilaçeve, kontrolli i vazhdueshëm i tensionit, largimi ose shmangia nga situatat apo nga gjendjet stresuese.

Paralizat, hemorragjia cerebrale. Njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët “i ra pika” ose “i plasi gjaku në tru”. Kryesisht ndodh në moshat mbi 60 vjeç, por njihet edhe në raste në moshat e reja. Shenja kryesore janë që personi nuk flet (nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë) ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon), nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën), tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën, urinon dhe në mënyrë të pavullnetshme, të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin, të vjella.

Këshillohet që nëse i sëmuri ka të vjella, është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë. Kur i sëmuri ankohet për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, çrregullime të tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë mjekësore për t’i paraprirë paralizës. Të kontrollohet rregullisht tensioni tek të sëmurët me tension të lartë, sidomos tek ata me trashëgimi familjare të sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin. Një mjekim i rregullt i tensionit të lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të parandalonte një situatë të tillë.

Gjakderdhja (Hemorragjia) nga goja vjen nga shkaqe të ndryshme: tuberkulozi, kanceri i mushkërive, plagë të ndryshme të gojës, dhëmbëve dhe gingivave, trupat e huaj që mund të kalojnë në rrugët e frymëmarrjes etj.

Të fiktit (Lipotemia) është ulja e tensionit të gjakut në shifra poshtë 60mmHg. Shkaqet janë: sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, stresi nervor. Shenjat janë: djersë në të gjithë trupin, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet humbje e ngjyrës të lëkurës. Është e këshillueshme që këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe t’i ngrihen këmbët me lartë sesa koka, duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin. Në qoftë se i sëmuri fillon ta marrë veten, mund t’i bëni një kafe.

Goditja nga dielli. Ndodh menjëherë ose pak kohë mbas qëndrimit në diell, sidomos gjatë stinës së verës, i cili ndikon në pjesët e zbuluara të kokës ose të qafës. Shenjat janë: dhembje koke shumë e fortë, skuqja e fytyrës, të vjella, humbja e ndjenjave, të dridhura. Largimi nga qëndrimi në diell, kompresa të ftohta në ballë dhe kyçe, pushim absolut në vend të freskët.

Helmimet ushqimore janë kur një pjesëtar i familjes suaj ankohet për të vjella dhe/ose heqje barku të shoqëruara me rritje të temperaturës.Kjo përbën atë që quhet helmim ushqimor. Nga vetë emri duhet të kemi parasysh që edhe shkaqet janë të shumëllojshme (në varësi nga ushqimi që ka ngrënë i sëmuri). Shenjat kryesore: të vjella, heqje barku, temperaturë, dobësi, zverdhje të lëkurës, djersë. ǒduhet bërë? Është mirë që në të tilla raste t’i bëhet lavash (shpëlarje) të sëmurit duke i dhënë lëngje. Këto lëngje duhet të jepen shpesh e nga pak. Duhet të eliminohen ushqimet e thata për 4-6 orë.

Kujdes nga paracetamoli! Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve të tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata tek të cilët herë pas here paraqitet gjakderdhja në lukth. Por kujdes!!! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk kanë paracetamol.

Seriali PDK

Ndoka, akuza Pepës: Keqmenaxhon QSUT-në

Sërish përplasje mes ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, dhe drejtorit të QSUT-së, Mati Pepa. Ministri Ndoka ka bërë përgjegjës drejtorin e QSUT-së, Mati Pepa, për çdo problem të krijuar në keqmenaxhimin e qendrës më të madhe spitalore të vendit.

Sipas një njoftimi për shtyp, MSH-ja vlerëson shqetësimet e qytetarëve, politikës dhe medias lidhur me gjendjen në QSUT dhe ashtu si më parë, shpreh shqetësimin se "situata aktuale e furnizimit me medikamente dhe materiale të mjekimit në këtë spital po keqpërdoret politikisht, duke krijuar panik dhe tension artificial tek pacientët në nevojë".

"Përgjegjës zyrtar për çdo problem të krijuar në keqmenaxhimin e QSUT-së dhe fushatën denigruese kundër politikave zyrtare qeveritare në fushën e shëndetësisë është drejtori i QSUT-së. Gjatë vitit 2008, QSUT-së i është akorduar një fond prej 2.3 miliard lekësh buxhet operativ për blerje medikamentesh dhe materialesh mjekimi", - thuhet në njoftimin për shtyp.

MSH-ja ka denoncuar refuzimin e z. Pepa ndaj grupeve të auditit të kësaj ministrie për verifikimin e situatës së administrimit të medikamenteve të skaduara. Zyra e shtypit pohon se në një kohë kur flitet për mungesa në medikamente, MSH-ja ka informacion të plotë se në QSUT janë krijuar humbje të mëdha në medikamente me vlerë deri në 16 milionë lekë dhe se edhe gjatë vitit të fundit humbjet e paligjshme në medikamente kapin shifrën e më shumë se 1 milion lekëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›