Shqipëria e kujdesshme me Suedinë, vetëm Bogdani në sulm
Kuzhe i rikthehet Shqipërisë së Ari Han. Ndaj Suedisë trajneri i Kombëtares shqiptare ka vendosur të luajë vetëm me një sulmues dhe me një mesfushë të ngjeshur duke përdoruar më së shumti kundërsulmin. Sipas informacioneve Kuzhe do të luajë me Bogdanin në linjën e sulmit i ndihmuar nga Ervin Skela, i cili do të bëjë edhe xholin mes mesfushës dhe sulmit. Ndërsa po në këtë repart do të luajnë Duro në të djathtë, Hyka në të majtë dhe Bulku e Gilma Lika në rolin e dy shkatëtruesëve. Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Armand Dallku në të djathtë, Lorik Cana e Debatik Curri në qendër dhe 34-vjeçari Altin Haxhi në të majtë. Porta i është besuar sërish Samir Ujkanit. Takimi do të drejtohet nga një treshe ruse dhe do të luhet në stadiumin “Radunda” në orën 20:45.