Shqipëria e përjetshme e Bashkim Ahmetit në GKA
Piktori Bashkim Ahmeti rikthehet në Galerinë Kombëtare të Arteve, katër vjet pas paraqitjes së shkëlyer dhe të bujshme jo dhe aq e zakontë për një artist shqiptar. Ekspozita personale që çelet më 26 nëntor përmban punë që janë krijuar gjatë viteve 2005 dhe 2008. Kuratori Ylli Drishti shpjegon se 60 kuadrot e Ahmetit, të punuara në vaj do të grupohen në tre kategori. Në të parën bëjnë pjesë kompozime me temë “Shqipëria e përjetshme”, në kategorinë tjetër peizazhe. Nuk do të mungojë nudoja. Kjo ekspozitë e dytë e piktorit Bashkim Ahmeti në GKA, shoqërohet me një katalog dy gjuhësh, shqip dhe anglisht, i cili përmbajë foto të afro 100 veprave të Ahmetit. Në vjeshtë të këtij viti ai ekspozoi në vendlindje, në Gjirokastër, edhe aty pas një mungese të gjatë.
Piktori që u bë i njour në vitet 70-80 prej disa vitesh jeton në Amerikë.