E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria kthehet në vend konsumi, 70 persona të vdekur nga overdoza

 

TIRANE – “Shqipëria është cilësuar si vend tranziti për lëndët narkotike por po kthehet në vend konsumi”. Kështu shkruante dje Agjencia e Lajmeve AFP. “Konsumi i drogës e ka parë një rritje shqetësuese, veçanërisht në mesin e të rinjve”, citohet të ketë thënë Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Anila Godo. Ajo shtoi më tej se përdorimi i substancave të paligjshme si ekstazi ose amfetaminë është një shqetësim i veçantë. “Disa prodhime janë në dispozicion në barnatore, të cilat pastaj mund të jetë lehtësisht të modifikuar nga droga për përdorimin e tyre”, tha më tej ministrja Godo, duke theksuar se kjo përbën një “sfidë të vërtetë për të gjithë shoqërinë”. Sipas raportit të AFP-së, së paku 70 persona kanë vdekur nga overdoza që nga viti 1995, por numri i vërtetë i vdekjeve të tilla besohet se është më i madh. “Numri i vdekjeve është nënvlerësuar. Duhet të merren parasysh të gjitha vdekjet e shkaktuara edhe indirekt me përdorimi i drogës, si rastet e AIDS, dhunës, aksidenteve dhe vetëvrasje”, tha shefi i departamentit të shëndetësisë Sokol Morina për AFP. Sipas saj, ekspertët ndërkombëtarë kanë llogaritur disa vite më parë se prodhimi i kanabisit në Shqipëri u rrit në 150 tonë në vit. Vitin që shkoi shërbimet e sigurisë shkatërruan 145.175 disa bimë të marihuanës në vend. Javën e kaluar, policia asgjësoi me zjarr pranë Tiranës rreth 28 kilogram (rreth 62 paund) heroinë, ekstazi katër kilogram dhe më shumë se shtatë kilogram kokainë. Policia thotë se 65 kilogramë heroinë nga Kosova dhe Maqedonia janë kapur në 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›