E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mbron padronët e drogës

Nga Luca Natile, “La Gazzetta del Mezzogiorno”

Artan Shabani, Eno Prifti, Halit Fici, Skënder Jusufi, Artur Vaqo, Nako Uta dhe së fundi Krenar Çoba dhe Akil Dardhanjori janë disa nga shqiptarët, bosë të drogës, të quajtur dhe si “shenjtorët” e trafikut ndërkombëtar të heroinës në Itali dhe Evropë, por dhe kokainës tani.

Në zemër të disa prej hetimeve më të mëdha të Drejtorisë së Hetimeve Antimafia, Bari (DIA), i kryer midis 1997 dhe 2008, e ndjekur nga urdhrat e arrestimit të lëshuar nga prokurorë të ndryshëm, të dyshuarit të dënuar me burgim të përhershëm janë ende “shpendët e egër dhe që jetojnë në liri të plotë në Shqipëri, midis Durrësit dhe Vlorës, të paprekshëm dhe të qetë”, - shkruante dje gazeta italiane.

Por si ta, me sa duket, janë gjithsesi mbi 148 shqiptarë, të gjithë të kërkuar nga drejtësia italiane. Të dhënat nuk janë ato të mëparshmet të muajit nëntor, por janë përditësuar. Këta janë njerëz të dënuar për krime të formave të ndryshme dhe hetohen për to, krime këto të kryera në Itali.

Mes të dy vendeve nuk ka pasur marrëveshje thelbësore, që siguron shkëmbimin reciprok të të kërkuarve. Por, me Shqipërinë është bilanci me të kuqe, pasi midis 2007 dhe 2008, policia kapi dhe vuri “vetëm” 89 shqiptarë në dispozicionin e gjykatës, duke dërguar në Itali 72 prej tyre. Gjatë së njëjtës periudhë, megjithatë, në Itali janë vënë në pranga 232 shqiptarë dhe për ekstradim janë dhënë 116 prej tyre, të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Fryma e bashkëpunimit të ngushtë të dy vendeve ekziston, por, kur bëhet fjalë për ekstradimin, përkthimi i dokumenteve dhe çdo veprim bëhet më i komplikuar.

Është fakt se dje në mëngjes, para se të gjyqtarët e Gjykatës së Barit dhe togerët e policët e Dicolangelo Michele, kanë ndaluar disa prej arkitektëve më të mëdhenj të mafies shqiptare në Bari.

Disa prej tyre janë vënë në pranga dhe janë paraqitur para gjyqtarëve të gjykatës së Barit me gjashtë akuza të rënda, ku janë përmbledhur hapat kyçë të hetimeve gjatë operacioneve të quajtura, “Relay 2 dhe Relay 3”, kundër trafikut të drogës të bosëve shqiptarë, Artan Shabani, Eno Prifti, Halit Fici, Skënder Jusufi në Itali. Por, superbosët janë të lirë.

Në të njëjtën procedurë të zakonshme janë përfshirë dhe 16 të pandehur të tjerë, ndërsa 24, kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar. Katër “bosë” të tjerë, që janë në qendër të hetimeve të shumta dhe të dënuar me vendime të shumta, janë të gjithë të lirë e jetojnë të qetë në Shqipëri, ku, duket se kanë investuar fitimet e trafikimit të drogave në ekonomi të ligjshme. Gjyqësori i Barit, zotërues i hetimeve më të rëndësishme, është duke pritur me kohë ekstradimin e tyre, por pa sukses deri tani.

Ndërkohë, puna e hetuesve shkon përpara për zbardhjen e zotërinjve të rinj shqiptarë të drogës. Duket se ka pasur një ndryshim gjeneratash, e shoqëruar nga ajo që quhet një “hedhje cilësore”. Trafikantët e drogës nga vendi i shqiponjave, të konsideruar si “eksportuesit” kryesorë të heroinës në Evropë, tani tregtojnë dhe kokainë. Gjatë 10 viteve të kaluara, DIA ka hetuar dhjetëra të dyshuar dhe më shumë se 400 vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›